CCNA: Introduction to Networks

Filloni të përgatiteni për një karrierë në rrjet me këtë hyrje se si funksionojnë rrjetet. Ky është kursi i parë i CCNA nga gjithsej 3 kurse që prezanton arkitekturat, modelet, protokollet dhe elementët e rrjetit – funksione të nevojshme për të mbështetur operacionet dhe prioritetet e kompanive të Fortune 500 për shitësit e vegjël inovativë. Madje do të keni mundësinë të ndërtoni rrjete të hapësirave lokale (LAN). Duke zhvilluar një njohuri pune për skemat e adresimit IP, sigurinë themelore të rrjetit, do të jeni në gjendje të kryeni konfigurimet bazë për ruterat dhe suitçat. Për vijimin e këtij kursi nuk  kërkohen parakushte. Pas përfundimit të të tre kurseve CCNA, ju jeni gati për të marrë Certifikimin CCNA.

Ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:

  • Ndërtoni LAN-e të thjeshta, kryeni konfigurime bazë për ruterat dhe suitçat dhe zbatoni skemat e adresimit IPv4 dhe IPv6.
  • Konfiguro ruterat, suitçat dhe pajisjet fundore për të siguruar çasje në burimet e rrjetit të hapësirës lokale dhe në distancë dhe për të mundësuar lidhjen nga skaji në skaj midis pajisjeve në distancë.
  • Zhvilloni të menduarit kritik dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve duke përdorur pajisje reale dhe Cisco Packet Tracer.
  • Konfiguroni dhe zgjidhni problemet e lidhjes së një rrjeti të vogël duke përdorur praktikat më të mira të sigurisë.

Kohëzgjatja: 70 orë

Çmimi: 195 €

Niveli: Ndërmjetëm

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për CCNA: Introduction to Networks mund të mësoni këtu.

Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:

  • muaji i parë 99 €
  • muaji i dytë 96 €