CCNA: Enterprise Networking, Security, and Automation

Ndërmarrjet e mëdha varen shumë nga funksionimi i qetë i infrastrukturës së tyre të rrjetit. Ky është kursi i tretë dhe i fundit i CCNA nga gjithsej 3 kurse që përshkruan arkitekturat dhe konsideratat që lidhen me projektimin, sigurimin, funksionimin dhe zgjidhjen e problemeve të rrjeteve të ndërmarrjeve. Ai mbulon teknologjitë e rrjetit të gjerë (WAN) dhe mekanizmat e cilësisë së shërbimit (QoS) të përdorura për akses të sigurt në distancë, së bashku me prezantimin e koncepteve të rrjeteve, virtualizimit dhe automatizimit të përcaktuara nga softueri që mbështesin dixhitalizimin e rrjeteve. Përgatitja e rekomanduar: CCNA: Switching, Routing, and Wireless Essentials ose zotërimi i njohurive ekuivalente.

Ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:

  • Punoni me ruterat dhe suitçat duke përdorur OSPF në rrjetet pikë-për-pikë dhe me çasje të shumfishtë.
  • Zbutni kërcënimet dhe përmirësoni sigurinë e rrjetit duke përdorur listat e kontrollit të çasjes dhe praktikat më të mira të sigurisë.
  • Zhvilloni të menduarit kritik dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve duke përdorur pajisje reale dhe Cisco Packet Tracer.
  • Kuptoni virtualizimin, SDN dhe se si API-të dhe mjetet e menaxhimit të konfigurimit mundësojnë automatizimin e rrjetit.

Kodi i provimit të certifikimit: 200-301 CCNA @PearsonVUE

Kohëzgjatja: 70 orë

Çmimi: 195 €

Niveli: Përparuar

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për CCNA: Enterprise Networking, Security, and Automation mund të mësoni këtu.

Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:

  • muaji i parë 99 €
  • muaji i dytë 96 €