ECDL Standard (video-trajnim me qasje vjetore)

ECDL Standard (video-trajnim me qasje vjetore) ofrohet në gjuhën Shqipe, Angleze dhe Gjermane.


ECDL Standard përmban gjithsejtë tetë module të trajnimit. Kështu, ECDL Standard përmban katër modulet e ECDL Base si edhe katër modulet e trajnimit si në vijim:


Prezantimet

Ky modul u mundëson kandidatëve të kuptojnë konceptin e prezantimeve dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre ne përdorimin e programit për prezantime.

Syllabusi

Shkarko syllabusin duke klikuar këtu.

Cilat janë përfitimet nga ky modul?

  • Punoni me prezantime dhe i ruani ato në formate të ndryshme
  • Zgjedhni opsione, të tilla si funksioni i ndihmës, për të rritur produktivitetin
  • Kuptoni format e ndryshme të prezantimit dhe të përdorimit të tyre si dhe përzgjidhni forma të ndryshme të sllajdeve dhe të dizajnëve
  • Shkruani, editoni dhe formatoni tekst në prezantime.
  • Zgjedhni, krijoni dhe formatoni diagrame për të komunikuar informacion kuptimplotë.
  • Insertoni dhe modifikoni fotografi, imazhe dhe figura grafike.
  • Aplikoni animacionet dhe efekte të tranzicionit në prezantime si dhe të kontrolloni dhe korrigjoni përmbajtjen e prezantimit para se të shtypet përfundimisht dhe të prezantohet.

Kodi i provimit të certifikimit: Prezantimet @ECDL

Kohëzgjatja: 365 ditë

Çmimi: Pjesë e pakos ECDL Standard (video-trajnim)

Niveli: Fillestar

Lloji i të mësuarit: Në linjë me ritëm të pavarur

Gjuha: Qasje vjetore (12 muaj) në gjuhën Shqipe, Angleze dhe Gjermane

Më shumë për modulin Prezantimet mund të mësoni këtu.


Databazat

Ky modul u mundëson kandidatëve të kuptojnë konceptin e bazës së të dhënave dhe demonstrimin e aftësive për të përdor një aplikacion për bazën e të dhënave. Kjo përfshin krijimin dhe modifikimin e tabelave, pyetësorëve, formave dhe raporteve, po ashtu përfshin përgatitjen e rezultat eve për shpërndarje, si dhe të mësuarit për lidhjen e tabelave për të rifituar informacion nga një bazë të dhënash duke përdorur pyetësorët dhe veglat e klasifikuara.

Syllabusi

Shkarko syllabusin duke klikuar këtu.

Cilat janë përfitimet nga ky modul?

  • Kuptoni se çfarë është një bazë e të dhënave, si është e organizuar dhe si operon?
  • Krijoni një bazë te dhënash të thjeshtë dhe të shikoni përmbajtjen e saj në forma të ndryshme.
  • Krijoni një tabelë, përcaktoni dhe të modifikoni fushat e tyre, shkruani dhe modifikoni të dhënat në një tabelë.
  • Klasifikoni dhe filtroni një tabelë apo formë, krijoni, modifikoni dhe të parashtroni pyetësor për të nxjerrur një informacion specifik nga një bazë e të dhënave.
  • Kuptoni çfarë është një formë si dhe të krijoni një formë për futjen e të dhënave, modifikoni dhe fshini rekordet dhe të dhënat në fusha.
  • Krijoni raporte të zakonshme dhe të përgatisni rezultatet të gatshme për shpërndarje.

Kodi i provimit të certifikimit: Databazat @ECDL

Kohëzgjatja: 365 ditë

Çmimi: Pjesë e pakos ECDL Standard (video-trajnim)

Niveli: Fillestar

Lloji i të mësuarit: Në linjë me ritëm të pavarur

Gjuha: Qasje vjetore (12 muaj) në gjuhën Shqipe, Angleze dhe Gjermane

Më shumë për modulin Databazat mund të mësoni këtu.


Bashkëpunimi Online

Ky modul përcakton konceptet dhe aftësitë në lidhje me konfigurimin dhe përdorimin efektiv të veglave për bashkëpunim online, siç janë ruajtja, aplikacionet produktive, kalendarët, mediat sociale, mbledhjet online, mjediset për mësim online dhe teknologji mobile.

Syllabusi

Shkarko syllabusin duke klikuar këtu.

Cilat janë përfitimet nga ky modul?

  • Kuptoni konceptet kyçe të ndërlidhura me bashkëpunimin online dhe cloud computing
  • Hapni llogari për t’u përgatitur për bashkëpunim online
  • Përdorni ruajtjen online dhe aplikacionet produktive të bazuara në ueb për bashkëpunim
  • Përdorni kalendarët online dhe mobil për të menaxhuar dhe planifikuar aktivitetet
  • Bashkëpunoni dhe bashkëveproni duke përdorur rrjetet sociale, blogs dhe wikis
  • Planifikoni dhe të organizoni takime online dhe të përdorni mjediset e mësimit online
  • Kuptoni konceptet kyçe të teknologjisë mobile dhe të përdorni karakteristikat siç janë e-Mail aplikacionet dhe sinkronizimi.

Kodi i provimit të certifikimit: Bashkëpunimi Online @ECDL

Kohëzgjatja: 365 ditë

Çmimi: Pjesë e pakos ECDL Standard (video-trajnim)

Niveli: Fillestar

Lloji i të mësuarit: Në linjë me ritëm të pavarur

Gjuha: Qasje vjetore (12 muaj) në gjuhën Shqipe, Angleze dhe Gjermane

Më shumë për modulin Bashkëpunimi Online mund të mësoni këtu.


IT Security

IT Security do të ju mundësoj të gjithë atyre që shpenzojnë një sasi të konsiderueshme të kohës në internet ose duke përdorur një kompjuter në punë apo në shtëpi të mbrojnë veten dhe të dhënat e tyre nga një sërë aktivitetesh mashtruese dhe qëllimkëqija. Ky modul është i dobishëm për individët, punëdhënësit dhe edukatorët.

Syllabusi

Shkarko syllabusin duke klikuar këtu.

Cilat janë përfitimet nga ky modul?

  • Kuptoni dhe identifikoni konceptet kryesore që kanë të bëjnë me përdorimin e sigurt të TIK-ut në jetën e përditshme
  • Përdorni teknika dhe aplikacione të përshtatshme për të shfrytëzuar një lidhje të sigurt në internet
  • Përdorni internetin në mënyrë të sigurt
  • Menaxhoni të dhënat dhe informacionet në mënyrën e duhur të sigurisë fizike, intimitetit dhe vjedhjes së identitetit
  • Kuptoni llojet e rrjeteve, llojet e kyçjes dhe çështjet specifike të rrjetit duke përfshirë firewalls
  • Bëni ruajtjen dhe rivendosjen e të dhënave në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt.

Kodi i provimit të certifikimit: IT Security @ECDL

Kohëzgjatja: 365 ditë

Çmimi: Pjesë e pakos ECDL Standard (video-trajnim)

Niveli: Fillestar

Lloji i të mësuarit: Në linjë me ritëm të pavarur

Gjuha: Qasje vjetore (12 muaj) në gjuhën Shqipe, Angleze dhe Gjermane

Më shumë për modulin IT Security mund të mësoni këtu.