HTML dhe CSS

Siç mund ta dini, të gjitha sajtet e uebit në Intranet dhe Internet përdorin HTML. Përfshi edhe sajti i uebit të Dautti (https://dautti.com). Pra në vetvete, Hypertext Markup Language (HTML) është pjesë thelbësore e veglave të çdo zhvilluesi të uebit. Kjo ngase HTML siguron përmbajtjen që i jep strukturë faqeve të internetit, duke përdorur elementë dhe etiketa, mund të shtoni tekst, imazhe, video, forma dhe më shumë. Mësimi i bazave të HTML-së është një hap i parë i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj të zhvillimit të uebit dhe të formësimit të një profili të zhvilluesit të avancuar.

CSS (Cascading Style Sheets) është gjuha që përdorim për të stiluar një dokument të koduar në HTML. Kështu, CSS përshkruan se si duhet të shfaqen elementët e HTML-së. Ky kurs së bashku me HTML-në do t’ju mësojë CSS-në nga fillimi. Pra, ky kurs zbërthen bazat e CSS-së në pjesë lehtësisht të kuptueshme. për ta kuptuar s amë lehtë si HTML-në e po ashtu edhe CSS-në, ju do të zhvilloni një projekt. Pra, përmes këtij kursi do të mësoni se si funksionojnë aspektet thelbësore të CSS-së dhe si t’i përdorni ato në mënyrë efektive në projektin tuaj.

Ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:

  • Mësoni sintaksën, semantikën dhe llojet e etiketave të HTML.
  • Kuptojini parimet e modelit të folezuar.
  • Zbatoni dhe përdorni aspektet thelbësore të CSS-së në projektet tuaja.
  • Zhvilloni sajte të uebit t[ bazuara në HTML dhe CSS.

Kohëzgjatja: 24 orë

Çmimi: 95 €

Niveli: Fillestar

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për HTML dhe CSS mund të mësoni këtu.