MD-100: Windows Client
Windows Client është kurs i udhëhequr nga instruktori që u siguron profesionistëve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) njohuri dhe shkathtësi të nevojshme për instalimin dhe konfigurimin e Windows 10/11 në kompjuterët desktop në një mjedis nga i vogël në të mesëm të domenit të drejtuar nga AD DS i Windows Server. Këto aftësi përfshijnë të mësuarit se si të instaloni dhe përshtatni sistemin operativ Windows 10/11 dhe aplikacionet në të, konfiguroni lidhjen në rrjetin lokal dhe në distancë, si dhe të konfiguroni ruajtjen e të dhënave në rrjetin lokal dhe në internet. Kandidatët gjithashtu do të mësojnë se si të konfigurojnë sigurinë përveç asaj se si të mbajnë, përditësojnë dhe restaurojnë Windows 10/11.
Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:
- Të përshkruani Windows 10 dhe Windows 11
- Veçoritë e reja të disponueshme në Windows
- Përfitimet e përdorimit të klientit të bazuar në Windows për organizatat e vogla dhe të mesme
- Menaxhimin e klientit të bazuar në Windows në një mjedis ndërmarrjeje
- Elementet e ndërfaqeve të reja të përdoruesit të Windows 10 dhe 11
Kodi i provimit të certifikimit: MD-100 @PearsonVUE
Kohëzgjatja: 40 orë
Çmimi: 295 €
Niveli: Ndërmjetëm
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori
Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht
Më shumë për MD-100: Windows Client mund të mësoni këtu.
Shënim:Nëse kompletoni provimet MD-100 dhe MD-101 fitoni certifikatënMicrosoft 365 Certified: Modern Desktop Administrator Associate. Më shumë për Microsoft 365 Certified: Modern Desktop Administrator Associate mund të mësoni këtu.
Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:
- muaji i parë 99 €
- muaji i dytë 99 € dhe
- muaji i tretë 97 €