MD-100: Windows Client

Windows Client është kurs i udhëhequr nga instruktori që u siguron profesionistëve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) njohuri dhe shkathtësi të nevojshme për instalimin dhe konfigurimin e Windows 10/11 në kompjuterët desktop në një mjedis nga i vogël në të mesëm të domenit të drejtuar nga AD DS i Windows Server. Këto aftësi përfshijnë të mësuarit se si të instaloni dhe përshtatni sistemin operativ Windows 10/11 dhe aplikacionet në të, konfiguroni lidhjen në rrjetin lokal dhe në distancë, si dhe të konfiguroni ruajtjen e të dhënave në rrjetin lokal dhe në internet. Kandidatët gjithashtu do të mësojnë se si të konfigurojnë sigurinë përveç asaj se si të mbajnë, përditësojnë dhe restaurojnë Windows 10/11.

Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:

  • Të përshkruani Windows 10 dhe Windows 11
  • Veçoritë e reja të disponueshme në Windows
  • Përfitimet e përdorimit të klientit të bazuar në Windows për organizatat e vogla dhe të mesme
  • Menaxhimin e klientit të bazuar në Windows në një mjedis ndërmarrjeje
  • Elementet e ndërfaqeve të reja të përdoruesit të Windows 10 dhe 11

Kodi i provimit të certifikimit: MD-100 @PearsonVUE

Kohëzgjatja: 40 orë

Çmimi: 295 €

Niveli: Ndërmjetëm

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për MD-100: Windows Client mund të mësoni këtu.

Shënim:Nëse kompletoni provimet MD-100 dhe MD-101 fitoni certifikatënMicrosoft 365 Certified: Modern Desktop Administrator Associate. Më shumë për Microsoft 365 Certified: Modern Desktop Administrator Associate mund të mësoni këtu.

Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:

  • muaji i parë 99 €
  • muaji i dytë 99 € dhe
  • muaji i tretë 97 €