MS-100: Microsoft 365 Identity and Services

Në kursin Microsoft 365 Identity and Services, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të planifikojnë dhe zbatojnë Azure AD Connect, si të menaxhojnë identitetet e sinkronizuara dhe si të zbatojnë menaxhimin e fjalëkalimeve në Microsoft 365 duke përdorur vërtetimin me shumë faktorë dhe menaxhimin e fjalëkalimeve të vetë-shërbimit. Ky seksion përfundon me një vështrim gjithëpërfshirës në zbatimin e aplikacionit dhe aksesin e jashtëm. Pastaj pjesmarrësit do të mësojnë se si të shtojnë dhe menaxhojnë aplikacione në Azure Active Directory, duke përfshirë mënyrën e konfigurimit të aplikacioneve me shumë organizata. Më pas pjesmarrësit do të shqyrtojnë se si të konfigurojnë Azure AD Application Proxy, duke përfshirë mënyrën e instalimit dhe regjistrimit të një lidhësi dhe se si të publikojnë një aplikacion brenda ambienteve të organizatës për qasje në distancë. Së fundi, do të shqyrtojnë se si të dizajnojnë dhe menaxhojnë zgjidhjet për akses të jashtëm. Kjo përfshin udhëzime për licencimin për bashkëpunimin Azure AD B2B, krijimin e një përdoruesi bashkëpunues dhe zgjidhjen e problemeve të një bashkëpunimi B2B.

Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:

  • Se cilat oferta të abonimit të Microsoft 365 u përshtaten më mirë kërkesave të organizatës suaj
  • Se cilat shërbime përbërëse të Microsoft 365 plotësojnë nevojat tuaja organizative.
  • Hapat për të krijuar me sukses një organizatë për Microsoft 365

Kodi i provimit të certifikimit: MS-100 @PearsonVUE

Kohëzgjatja: 40 orë

Çmimi: 295 €

Niveli: Ndërmjetëm

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për MS-100: Microsoft 365 Identity and Services mund të mësoni këtu.

Shënim: Nëse kompletoni provimet MS-100 dhe MS-101 fitoni certifikatën Microsoft 365 Certified: Enterprise Administrator Expert. Më shumë për Microsoft 365 Certified: Enterprise Administrator Expert mund të mësoni këtu.

Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:

  • muaji i parë 99 €
  • muaji i dytë 99 € dhe
  • muaji i tretë 97 €