MS-101: Microsoft 365 Mobility and Security

Kursi Microsoft 365 Mobility and Security fillon me një përmbledhje të të gjitha aspekteve kryesore të qeverisjes së të dhënave, duke përfshirë arkivimin dhe ruajtjen e të dhënave, enkriptimin e mesazheve të Microsoft Purview dhe parandalimin e humbjes së të dhënave (DLP). Më pas pjesmarrësit do të gërmojnë më thellë në arkivimin dhe ruajtjen, duke i kushtuar vëmendje të veçantë menaxhimit të rrezikut të brendshëm të Microsoft Purview, barrierave të informacionit dhe politikave DLP. Pastaj pjesmarrësit do të shqyrtojnë se si t’i zbatojnë këto veçori të pajtueshmërisë nëpërmjet përdorimit të klasifikimit të të dhënave dhe etiketave të ndjeshmërisë. Pjesmarrësit  do ta përfundojnë këtë pjesë duke mësuar se si të menaxhojnë kërkimin dhe hetimin në portalin e pajtueshmërisë së Microsoft Purview. Ju do të mbuloni Microsoft Purview Audit (Standard dhe Premium) dhe Microsoft Purview eDiscovery (Standard dhe Premium). Kursi përfundon me një ekzaminim të thelluar të menaxhimit të pajisjeve në Microsoft 365 duke planifikuar për aspekte të ndryshme të menaxhimit të pajisjes, duke përfshirë përgatitjen e pajisjeve tuaja të bazuara në Windows për bashkë-menaxhim, planifikimin për menaxhimin e aplikacioneve celulare, ekzaminimin e skenarëve të vendosjes së klientit të bazuar në Windows, modelet e vendosjes së Windows Autopilot dhe planifikimin e strategjisë tuaj të pajtimit të klientit Windows.

Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:

  • Të manaxhoni shërbimet e sigurisë në Microsoft 365
  • Të zbatoni inteligjencën e kërcënimit të Microsoft 365
  • Të zbatoni qeverisjen e të dhënave në Microsoft 365
  • Të zbatoni arkivimin dhe mbajtjen në Microsoft 365
  • Të menaxhoni kërkimin dhe hetimet në Microsoft 365
  • Planin për menaxhimin e pajisjeve
  • Të planifikoni instalimin e Windows 10/11
  • Të zbatoni menaxhimin e pajisjeve celulare

Kodi i provimit të certifikimit: MS-101 @PearsonVUE

Kohëzgjatja: 40 orë

Çmimi: 295 €

Niveli: Ndërmjetëm

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e trajnimit në Anglisht

Më shumë për MS-101: Microsoft 365 Mobility and Security mund të mësoni këtu.

Shënim: Nëse kompletoni provimet MS-100 dhe MS-101 fitoni certifikatën Microsoft 365 Certified: Enterprise Administrator Expert. Më shumë për Microsoft 365 Certified: Enterprise Administrator Expert mund të mësoni këtu.

Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:

  • muaji i parë 99 €
  • muaji i dytë 99 € dhe
  • muaji i tretë 97 €