MS-700: Managing Microsoft Teams
Kursi Managing Microsoft Teams është dizajnuar për personat që aspirojnë të marrin rolin e administratorit të Microsoft Teams. Një administrator i Microsoft Teams planifikon, vendos, konfiguron dhe menaxhon Microsoft Teams për t’u fokusuar në bashkëpunimin dhe komunikimin efikas dhe efektiv në një mjedis Microsoft 365. Në këtë kurs, pjesmarrësit do të mësojnë rreth mjeteve të ndryshme të menaxhimit të Teams, veçoritë e sigurisë dhe pajtueshmërisë të Teams, kërkesat e rrjetit për vendosjen e Teams, si dhe cilësimet dhe politikat e ndryshme të Teams për menaxhimin e bashkëpunimit dhe përvojës së komunikimit në Teams.
Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:
- Çfarë është Microsoft Teams dhe si funksionojnë komponentët së bashku
- Si të zbatoni qeverisjen, sigurinë dhe pajtueshmërinë në Microsoft Teams
- Si të përgatisni një mjedis të organizatës për një vendosje të Microsoft Teams
- Si të vendosni dhe menaxhoni ekipet në Microsoft Teams
- Mënyrat e menaxhimit të bashkëpunimit në Microsoft Teams
- Teknika për menaxhimin dhe zgjidhjen e problemeve të komunikimit në Microsoft Teams
Kodi i provimit të certifikimit: MS-700 @PearsonVUE
Kohëzgjatja: 32 orë
Çmimi: 235 €
Niveli: Ndërmjetëm
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori
Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e trajnimit në Anglisht
Më shumë për trajnimin MS-700: Managing Microsoft Teams mund të mësoni këtu.
Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:
- muaji i parë 99 €
- muaji i dytë 99 € dhe
- muaji i tretë 37 €