MS-900: Microsoft 365 Fundamentals

Ky kurs prezanton Microsoft 365, një platformë e integruar e kompjuterikes në re që ofron aplikacione të produktivitetit, së bashku me shërbime inteligjente dhe siguri të klasit botëror. Pjesëmarrësit do të mësojnë njohuri themelore mbi konsideratat dhe përfitimet e adoptimit të shërbimeve në renë kompjuterike sipas modelit “Software as a Service” (SaaS). Gjithashtu, pjesëmarrësit do të njihen me Microsoft 365 dhe do të mësojnë se si zgjidhjet e Microsoft 365 përmirësojnë produktivitetin, lehtësojnë bashkëpunimin dhe optimizojnë komunikimet. Më pas, kursi analizon se si trajtohen siguria, pajtueshmëria dhe privatësia në Microsoft 365 dhe përfundon me një rishikim të abonimeve, licencave, faturimit dhe mbështetjes në Microsoft 365. Nuk ka parakushte për të vijuar këtë kurs.

Pas kompletimit të këtij kursi, ju do të mësoni:

  • Konceptet e kompjuterikes në re
  • Shërbimet dhe konceptet thelbësore të Microsoft 365
  • Sigurinë, pajtueshmërinë, privatësinë dhe besimin në Microsoft 365
  • Koston e abonimeve, licencat dhe mbështetjen e Microsoft 365

Kodi i provimit të certifikimit: MS-900 @PearsonVUE

Kohëzgjatja: 16 orë

Çmimi: 115 €

Niveli: Fillestar

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për MS-900: Microsoft 365 Fundamentals mund të mësoni këtu.