PowerPoint 2016
Individët e certifikuar në Microsoft PowerPoint 2016 do të demonstrojnë aftësitë e tyre për të krijuar dhe menaxhuar prezantimet, futur dhe formatuar forma dhe sllajde, të krijojnë përmbajtje në sllajda, të aplikojnë tranzicionet dhe animacionet, si dhe të menaxhojnë prezantime të shumëfishta. Përfitimi unik për kandidatët që marrin provimin e ri të PowerPoint-it është formati gjithëpërfshirës i testimit të bazuar në projekte. Kjo kërkon që individët të përfundojnë një projekt që përshkruan funksionalitetin e botës reale me testimin e rezultateve të projektit dhe standardeve.
Provimet e certifikimit të Microsoft Office Specialist (MOS) 2016 prezantojnë një format të ri të bazuar në performancë për të përmirësuar testimin e njohurive, aftësive dhe mundësive të një kandidati duke përdorur programet MOS 2016:
- Instruksionet e detyrave të provimit MOS 2016 përgjithësisht nuk përfshijnë emrin e komandës, si në versionet e mëparshme. Për shembull, emrat e funksioneve janë larguar dhe janë zëvendësuar me përshkrues. Kjo do të thotë që kandidatët duhet të kuptojnë qëllimin dhe përdorimin e zakonshëm të funksionalitetit të programit në mënyrë që të kryejnë me sukses detyrat në secilin nga projektet.
- Formati i provimit MOS 2016 përfshin projekte të shumta.
Kodi i provimit të certifikimit: 77-729 @Certiport
Kohëzgjatja: 12 orë
Çmimi: 49 €
Niveli: Ndërmjetëm
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori
Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht
Më shumë për MOS PowerPoint 2016 mund të mësoni këtu.
Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:
- muaji i parë 49 €