Practice Labs Single Course (12 months access)

Practice Labs zhvillon, ndërton dhe mirëmban laboratorë virtualë që kandidatët të praktikojnë aftësitë e tyre dixhitale dhe të TI-së brenda një mjedisi të sigurt dhe të drejtpërdrejtë laboratorik. Ushtrimet praktike të sajuara nga Practice Labs ofrojnë përvoja praktike të cilat përshpejton zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive tek studentët ose fuqinë punëtore. Ushtrimet praktike të Practice Labs përbëhen nga laboratorë praktike të TI-së të drejtpërdrejta, jo të simuluara, të lidhura me certifikatat nga industritë kryesore si CompTIA, Microsoft, Cisco dhe VMware.

 

Disa veçori specifike të Practice Labs janë dhënë si në vijim:

  • Për zhvillimin e karrierës – laboratorët tanë janë sajuar për t’ju ndihmuar të zotëroni kompetenca të reja, të përmirësoni aftësitë tuaja dhe të realizoni ambiciet tuaja për përparim në karrierë.
  • Për gatishmërinë për provim – në mënyrë që të jeni në krye të lojës tuaj ndërsa studioni për një provim ose fitoni një certifikim t; TI-së në teknologjitë kryesore. Zgjidhja e Practice Labs ju ndihmon të thelloni të kuptuarit tuaj, të fitoni besim dhe të provoni aftësitë tuaja praktike përpara se të kaloni një provim.
  • Për zhvillimin e punonjësve – duke ndihmuar bizneset të rrisin produktivitetin e punonjësve të tyre të TI-së dhe të zvogëlojnë rrezikun ndaj sistemeve të TI-së kritike për biznesin.

Si funksionojnë laboratorët e Practice Labs?

Practice Labs mirëmbajnë dhe shpërndajnë qindra laboratorë të konfiguruar paraprakisht, ku secili përmban një seri ushtrimesh praktike. Përdoruesit me anë të kredencialve (emër përdoruesi dhe fjalëkalim) qasin Practice Lab Environment (PLE), ku zhvillohen ushtrimet praktike. Porsa të qasin Practice Lab Environment (PLE), përdoruesve ju kërkohet të ndezin pajisjet e duhura laboratorike të ndërlidhura me cilindo titull të ushtrimit praktik të cilin po e qasin. Practice Lab Environment (PLE) mund të integrohet me Learning Management Systems (LMSs) ose të qaset në formatin 24/7 në çdo kohë nga kudo përmes çdo shfletuesi të internetit.

Për të përzgjedhur ushtrimin tuaj praktik të dëshiruar nga lista e kurseve të Practice Labs keni në dispozicion përmbajtjet e kurseve dhe çertifikatave nga vendorët kryesorë të TI-së si në vijim:

Cisco

CompTIA Microsoft
Oracle ACI Learning

VMWare

Kohëzgjatja: Secili ushtrim praktik i Practice Labs e ka kohëzgjatjen e vetë

Çmimi: 49 € për qasje vjetore (12 muaj) në ushtrimin praktik të përzgjedhur

Niveli:Varësisht nga ushtrimi praktik i përzgjedhur, ata mund të jenë të formatit fillestar, ndërmjetëm ose të përparuar

Lloji i të mësuarit: Në linjë me ritëm dhe ndërveprim të pavarur

Gjuha: Ushtrimet praktike të Practice Labs janë në Anglisht

Shënim: Me rastin e përzgjedhjes së ushtrimit praktik të preferuar na njoftoni përmes e-Postës në [email protected] për ta bërë aktivizimin e qasjes tuaj. Faleminderit!