Programming Essentials in Python

Sa mirë do të ishte të shkruanit programin tuaj kompjuterik? Python është një gjuhë programimi me shumë paradigma e përdorur nga biyneset nismëtare dhe gjigantët e teknologjisë si Google, Facebook, Netflix dhe shumë tjera biznese. Me sintaksë intuitive dhe të lexueshme, Python është një gjuhë e parë e shkëlqyer programimi për t’u mësuar. Aftësitë e programimit ju bëjnë të mundur të zhvilloni karrierë në pothuajse çdo industri. Ky kurs është një vend i mrekullueshëm për të filluar mësimin e Python dhe si i tillë që është nuk kërkohet njohuri paraprake programimi për ta vijuar kursin. Kompletimi me sukses i kursit ju dhuron një Deklaratë të Arritjes. Kursi është i ndarë në dy pjesë duke ju përgatitur për dy certifikime:

  • Pjesa 1 (PE1: 35 orë) ju përgatit për certifikmin PCEP – Certified Entry-Level Python Programmer.
  • Pjesa 2 (PE2: 40 orë) ju përgatit për certifikimin PCAP – Certified Associate in Python Programming.

Ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:

  • Mendoni në mënyrë algoritmike – si të analizoni një problem dhe ta përktheni atë që një kompjuter ta përpunojë.
  • Dizajnoni, zhvilloni dhe përmirësoni programet kompjuterike me shumë module.
  • Analizoni dhe modeloni problemet e jetës reale në kategoritë e programimit të orientuar drejt objekteve.
  • Kuptoni punën e një programuesi në procesin e zhvillimit të softuerit.
  • Mësoni se si një program ekzekutohet nga kompjuteri.
  • Fitoni aftësi për të krijuar dhe zhvilluar portofolin tuaj të programimit. 

Kodi i Provimit të Certifikimit: PCEP dhe PCAP @PearsonVUE

Kohëzgjatja: 75 orë

Çmimi: 195 €

Niveli: Ndërmjetëm

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për Programming Essentials in Python mund të mësoni këtu.

Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:

  • muaji i parë 99 €
  • muaji i dytë 96 €