Versant™ English

A njihni pak Anglisht dhe a doni ta përmirësoni atë akoma më shumë? Nëse jeni nxënës, student, punëtorë ose thjesht jeni të interesuar të mësoni bazat e gjuhës Angleze, atëherë ky trajnim është i duhur për ju. Përmes trajnimit Versant™ English ju do ti mësoni gjërat thelbësore të gjuhës Angleze, ashtu që do të jeni në gjendje të kuptoni dhe flisni Anglisht për një kohë të shkurtë. Gjithashtu, trajnimi Versant™ English, do të ju mundëson të përmirësoni gramatikën, fjalorin dhe shqiptimin tuaj në ritmin e dëshiruar, si dhe të fitoni vetëbesim që të komunikoni në Anglisht qetë dhe pa siklet!

Testi Versant™ English, në mënyrë automatike vlerëson aftësitë e folura të Anglishtes të folësve jo-anglezë duke përdorur teknologjinë e përpunimit të fjalës dhe shkencën e avancuar të gjuhësisë. Testi Versant™ English përdoret nga korporatat, qendrat e thirrjeve, agjencitë qeveritare dhe institucionet akademike në të gjithë botën për të vlerësuar aftësitë e folura në gjuhën angleze të stafit, zyrtarëve dhe studentëve. Testi Versant™ English ofrohet për ju si rezultat i bashkëpunimit të Dautti me Pearson Education.

Parakusht për të vijuar këtë trajnim: Vullnet për të mësuar gjuhët e huaja

Testimi Versant™ English: Porsa të kompletohet trajnimi, studentët hyjnë në test

Kohëzgjatja: 48 orë

Çmimi: 149 €

Niveli: Ndërmjetëm

Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori

Gjuha: Prezantimet dhe materialet e mësimit në Anglisht

Më shumë për testin Versant™ English mund të mësoni këtu.

Pagesa e trajnimit përmes Planit të Pagesave Mujore:

  • muaji i parë 99 €
  • muaji i dytë 50 €