Trajnimi AZ-104 sërish në muajin Gusht 2025

Trajnimi AZ-104 sërish në muajin Gusht 2025

📣 Pas suksesit të trajnimit AZ-104: Microsoft Azure Administrator gjatë muajit Korrik, ky trajnim do të ofrohet sërish në Gusht! Trajnimi fillon të Hënën, më 4 Gusht 2025, dhe përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të gjithë të interesuarit që të regjistrohen dhe ta ndjekin me përkushtim.

Ky trajnim është zhvilluar për të pajisur pjesëmarrësit me njohuri praktike në administrimin e shërbimeve të kompjuterikës në renë Microsoft Azure, duke përfshirë:

✅ Menaxhimin e identiteteve dhe qeverisjes
✅ Konfigurimin e rrjeteve virtuale dhe lidhjen me ambientet on-premises
✅ Implementimin e zgjidhjeve të ruajtjes dhe backup-it
✅ Krijimin dhe menaxhimin e makinave virtuale dhe aplikacioneve
✅ Monitorimin dhe optimizimin e burimeve cloud

I përshtatshëm për ata që synojnë rolin si Azure Administrator, përfshirë përgatitjen për certifikimin zyrtar Microsoft Certified: Azure Administrator Associate.

📆 Fillimi: E Hënë, 4 Gusht 2025
🕓 Orari: Çdo ditë, nga e Hëne deri të Enjte, 16:00 – 18:00
🧑‍🏫 Ligjërues: Bekim Dauti
📜 Përgatitje për certifikimin AZ104

📌 Regjistrohu tani: https://lnkd.in/dkQRC6JP

Për më shumë informacion:
📧 [email protected]
📱 +383 48 692 831
📞 +383 38 701 665
🌐 www.dautti.com

🚀 Mos e humbni këtë mundësi për t’u avancuar në një nga fushat më të kërkuara të teknologjisë!

Azure MicrosoftCertified Trajnim Certifikim CloudComputing dautti Korrik2025 AZ104

https://lnkd.in/esC8KMUH