Veglëria Windows Phone Recovery Tool

“Nëse kam kohë një orë për të zgjidhur një problem, unë do të shpenzoja 55 minuta duke menduar në lidhje me problemin dhe 5 minuta duke menduar për zgjidhjen.” Albert Einstein

Rritja e gradualët e tregut të telefonave të mençur të bazuar në sistemin operativ Windows Phone si edhe përgatitjet për paraqitjen në treg të sistemit operativ të ri Windows 10 Mobile detyruan Microsoft që të mendoj për lëshimin në treg falas të veglërisë Windows Phone Recovery Tool. Qëllimi primar i kësaj veglërie është që të zgjidhë problemet me telefonat e mençur ekzistues të cilët posedojnë Windows Phone 8/8.1 si sistem operativ. Pra sa herë që për arsye teknike telefoni i mençur me Windows Phone 8/8.1 bllokohet atëherë shumë lehtë dhe shpejtë mund të ri instalohet sistemi operativ Windows Phone 8/8.1 varësisht se cili version i firmware ndodhet në serverët e Microsoft enkas për telefonin tuaj. Një përfitim tjetër për përdoruesit e telefonave të mençur me Windows Phone 8/8.1 nga veglëria Windows Phone Recovery Tool është mundësia e kthimit të sistemit operativ Windows Phone 8/8.1 pasi ai të jetë përmirësuar me Windows 10 Mobile (ndërtimi aktual 10536). Në rreshtat në vijim do të paraqitet procesi i punës të aplikacionit Windows Phone Recovery Tool.

Si punon Windows Phone Recovery Tool?

Nëse deri më tani nuk e keni shkarkuar aplikacionin Windows Phone Recovery Tool, atëherë bëjeni atë duke e klikuar lidhjen e ofruar në këtë artikull (kliko Windows Phone Recovery Tool). Porsa ta shkrakoni skedarin WindowsPhoneRecoveryToolInstaller.exe klikoni butonin Run për ta nisur procesin e instalimit të aplikacionit në fjalë.

  1. Kliko butonin Install

Photo4

  1. Pastaj kliko butonin Next

Photo6

  1. Përzgjedh I accept the terms in the License Agreement dhe kliko Next

Photo7

  1. Pastaj kliko install

 Photo8

  1. Kliko Launch application për ta nisur aplikacioninPhoto9
  1. Përmes kabllos micro USB lidhni telefonin tuaj të mençur për kompjuterin tuaj

Photo10

  1. Varësisht nga prodhuesi dhe modeli i teleofnit të mençur që poseodni, do të shfaqet kuadrati që përmban logon dhe emrin e teleofnit tuaj (prodhuesi dhe modeli). Të keni vëmendjen se aktualisht aplikacioni Windows Phone Recovery Tool përkrah thuajse të gjitha modelet e prodhuesit Nokia dhe modelin HTC One M8 for Windows të prodhuesit HTC.

Photo11

  1. Klikoni në kuadratin e telefonit tuaj në aplikacion dhe pas pak aplikacioni do të shfaq të dhënat aktuale të firmware në telefonin tuaj të mençur si edhe të firmware që është në dispozicion për telefonin tuaj në serverin e Microsoft

Photo12

  1. Aplikacioni Windows Phone Recovery Tool ju kërkon që të bëni kopje rezervë të të dhënave në telefon meqë procesi është i pakthyeshëm dhe mund ti humbni të dhënat

Photo13

  1. Aplikacioni Windows Phone Recovery Tool do ta shkarkon firmware nga serveri

Photo14

  1. Rekomandohet që bateria e telefonit tuaj të mençur të jetë e mbushur më shumë se 40% kur ta nisni procesin e instalimit të sistemit operativ

Photo15

  1. Vërejtjet si: mos e përdorni telefonin, mos e ç’kyçni telefonin dhe mos e fikni telefonin do ta shoqërojnë hapin e para nisjes së instalimit të sistemit operativ

Photo17

  1. Aplikacioni Windows Phone Recovery Tool ju njofton kur të jetë kompletuar procesi i instalimit të sistemit operativ

Photo18

  1. Paskëtaj mund të vazhdoni me konfigurimin e telefonit tuaj të mençur (sistemit operativ).

Konkluzioni

Windows Phone Recovery Tool ndihmon në resetimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike në telefonat e mençur me sistemin operativ Windows Phone 8/8.1. Microsoft për të gjithë përdoruesit e telefonave të mençur të prodhuesit Nokia rekomandon Lumia Software Recovery Tool. Pavarësisht se cilin aplikacion e përdorni dhe për cilin prodhues të telefonave të mençur, Microsoft dhe Nokia përmes veglërisë në fjalë i kanë ofruar klientëve të Windows Phone një mundësi shumë të mirë të zgjidhjeve të problemeve teknike në telefonat e tyre të mençur në mënyrë të lehtë, shpejtë dhe efikase.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi