Windows Server 2016: Shtimi i roleve AD DS dhe DNS

Instalimi i roleve AD DS dhe DNS në Windows Server 2016

Nëse për sistemin operativ në përgjithësi mund të thuhet se thelbi (në Ang. kernel) i tij është në fakt “zemra” e tij, atëherë Active Directory Domain Services (AD DS) është “zemra” e Windows Server 2016 kur bëhet fjalë për administrim dhe menaxhim të komunikimeve në mes të përdoruesve dhe domeneve. Ndërsa Domain Name System (DNS), një standard i hapur, i mundëson serverit me sistem operativ Windows Server 2016 që përmes rrjetit TCP/IP (që në fakt është rrjeti i Internetit) ti gjen kompjuterët dhe shërbimet përmes emrave të lehtë për përdorim. Atëherë, sa herë që shtoni rolin e AD DS në serverin tuaj është obligative që të shtoni edhe rolin e DNS në serverin tuaj meqë kështu e mundësoni gjetjen e kontrolluesit të domenit në rrjetin tuaj e me të edhe lehtësimin në komunikim përmes emrave të lehtë për përdorim.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi