Vijoni pa pagesë trajnimin “Introduction to Packet Tracer”

Vijoni pa pagesë trajnimin “Introduction to Packet Tracer”

Regjistrohuni, shkarkoni dhe filloni të mësoni këshilla të vlefshme dhe praktikat më të mira për përdorimin e veglës simuluese të Cisco, Packet Tracer. Ky trajnim me ritëm të pavarur është projektuar për fillestarët pa njohuri paraprake të rrjetëzimit. Ai mëson veprimet themelore të veglës me aktivitete të shumëfishta, duke ju ndihmuar të vizualizoni një rrjet duke përdorur shembuj të përditshëm, duke përfshirë Internetin e Gjërave (IoT). Trajnimi është jashtëzakonisht i dobishëm për këdo që planifikon të marrë një nga kurset e Akademisë së Rrjetit, e cila përdor veglërinë Packet Tracer të simulimit.

Pasi ta kompletoni trajnimin, ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:

  • Simuloni ndërveprimet e të dhënave që kalojnë përmes një rrjeti.
  • Vizualizoni rrjetin në të dy mënyrat logjike dhe fizike.
  • Aplikoni aftësitë përmes praktikës, duke përdorur laboratorë dhe aktivitetet e Cisco Packet Tracer.
  • Zhvillimi i aftësive të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.

Kohëzgjatja: 10 orë
Çmimi: Pa pagesë
Niveli: Fillestar
Lloji i të mësuarit: Trajnim në linjë me ritëm të pavarur
Gjuha: Anglisht

Që të regjistroheni në trajnimin Introduction to Packet Tracer pa pagesë klikoni këtu.

Shënim: Trajnimet nga Cisco Networking Academy të ofruara nga Dautti – CA janë të dedikuara vetëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Ndaj, ju falënderojmë për konsideratë!

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook