Windows 10 Mobile tashmë në versionin zyrtar

Pas ndërtimit 10536 të Windows 10 Mobile të ofruar nga Microsoft përmes Windows Insider Program më 14 Shtator 2015, duket që Microsoft përfundimisht ka ofruar versionin final të Windows 10 Mobile. Këtë më së mirë e dëshmon përditësimi i sapo kompletuar në telefonin tim i cili tregon se sistemi operativ i instaluar në telefon është Windows 10 Mobile dhe jo Windows 10 Mobile Insider Preview siç ishte më parë e i prezantuar po ashtu përmes artikullit të datës 28 Shtator 2015 “Si ta përmirësoni Windows Phone 8.1 në telefonin tuaj të mençur me Windows 10 Mobile?

Windows 10 Mobile Zyrtarizohet

Andaj, të dashur lexues në qoftë se posedoni Windows Phone dhe keni të instaluar Windows 10 Mobile Insider Preview, provoni ta përditësoni sistemin operativ në Windows 10 Mobile. Nëse suksesshëm e keni bërë përditësimin, atëherë ta gëzofshi Windows 10 Mobile!

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi