Windows 10: Shkarko falas e-Librat nga Microsoft Press

Librat elektronikë (e-Librat) të Microsoft Press ofrohen në dispozicion në formatet si PDF, EPUB dhe Mobi për Kindle. Gjej më shumë e-Libra dhe libra për trajnim në The Microsoft Press Store.

  1. Introducing Windows 10 for IT Professionals, Technical Overview

Windows 10

Ky udhëzues, nga Ed Bott autor i vlerësuar me shumë çmime si dhe ekspert në Windows, prezanton më të rejat e Windows 10 duke ofruar një pasqyrë praktike të nivelit të lartë për IT profesionistët. Ky botim u shkrua pas lëshimit të Windows 10 versioni 1511 në Nëntor 2015 dhe përfshin të gjitha karakteristikat e tij. Qëllimi i këtij libri është që të ju ndihmojë të kuptoni se çfarë ka të re në Windows 10, me një theks të veçantë në karakteristikat që janë të ndryshme nga versionet e Windows që ju dhe organizata tuaj janë duke i përdorur sot.

2. Deploying Windows 10: Automating deployment by using System Center Configuration Manager

System Center

Mesoni sesi instalohet Windows 10 me këshillat dhe praktikat më të mira nga ekspertë të fushës. Ky udhëzues ju tregon sesi mund ta instaloni Windows 10 në mënyrë të automatizuar pa ndërhyrjen e përdoruesit përfundimtarë përmes përdorimit të System Center Configuration Manager, i cili është produkti më i përdorur për të shpërndarë sistemet operative të Microsoft në industri në ditët e sotme.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi

Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog