Windows 7 + Windows 8 = Windows 10

Çfarë teknologjia e re bën është të krijojë mundësi të reja për të bërë një punë që konsumatorët duan bërë.Tim O’Reilly

Në përpjekjet për të ofruar një sistem operativ për të gjitha platformat si telefonat e mençur, tabletët, laptopët, desktopët dhe serverët; Microsoft së fundmi përmes programit Windows Insider Program ka ofruar ndërtimin 10061 të sistemit operativ të ardhshëm Windows 10. Aktualisht në formatin e kontrollit teknik, Microsoft përmes sistemit operativ Windows 10 po përpiqet ti rikonfirmoj kërkesat e të gjithë përdoruesve të sistemit operativ Windows 7 siç edhe po përpiqet të sjellë buzqeshjen e të gjithë atyre që aktualisht nuk ndjehen komod me sistemin operativ Windows 8.

Figura 1. Windows Insider Program (Microsoft, 2015)
Figura 1. Windows Insider Program në shfletuesin Project Spartan (Microsoft, 2015)

Ndërtimet e deritanishme të Windows 10

Që nga prezantimi i parë publik më 30 Shtator 2014 e deri më tani, Microsoft ka arritur të ofron ndërtimet në vijim të Windows 10:

Në mesin e shumë përmirësimeve dhe risive të numërta të prezantuara deri më tani nga Microsoft përmes ndërtimeve të sipërpërmendura të Windows 10, zënë vend edhe asistenti personal Cortana si dhe shfletuesi i ri i titulluar “Project Spartan“. Asistenti personal Cortana i prezantuar më parë në Windows Phone tashmë zë vendin e merituar në Windows 10; ndërsa aktualisht në zhvillim e sipër, shfletuesi Project Spartan mendohet të jetë zëvendësuesi i ardhshëm i shfletuesit më të përdorur në historinë e shfletuesve si Internet Explorer.

Cortana

Project Spartan

Konkluzioni

Vallë sistemi operativ Windows 10 a do të jetë “më i miri i dy botëve (Windows 7 dhe Windows 8)” mbetët për tu parë, por vlenë të përmendet fakti që me përfshirjen masive të përdoruesve nga e gjithë bota në zhvillimin e këtij sistemi operativ duket sikur gjërat do të ecin mbarë për gjigantin softuerik Microsoft dhe sistemin e tij të radhës Windows 10.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.

paqe dhe shëndet,

Bekimi