Vijoni pa pagesë trajnimin “Njihu me Internetin”

Vijoni pa pagesë trajnimin “Njihu me Internetin”

Disa e quajnë atë rrjet të rrjeteve, dhe disa e quajnë atë rrjeti më i madh kompjuterik në botë. Sidoqoftë, interneti është si rrjeti i merimangës që ka mbuluar globin dhe ka prekur çdo sferë të jetës të individëve dhe bizneseve.

Askush nuk mund të shpjegojë historinë e internetit më mirë se vetë Interneti! Çdo gjë nisi me synimin për dizajnimin e një rrjeti kompjuterik i cili do të ofron komunikim të qëndrueshëm dhe të jetë tolerant ndaj defekteve. Kështu lindi rrjeti kompjuterik ARPANET i cili u bazua në pakon e protokollit TCP/IP dhe fillimisht mundësoi ndërlidhjen e katër universiteteve për të mbështetur nevojën për kërkime.

Nga ARPANET në Internet

Sipas InternetSociety.org, më 24 tetor 1995 Këshilli Federal i Rrjetit (FNC) përmes një rezolute, të konsultuar paraprakisht me anëtarët e komunitetit të internetit dhe të drejtat e pronësisë intelektuale, përcaktoi termin internet. Sipas kësaj rezolute, interneti i referohet sistemit global të informacionit i cili:

  • është i lidhur logjikisht nga hapësira e adresave globale unike bazuar në Protokollin e Internetit (IP) ose përditësimet e tij të mëvonshme,
  • është në gjendje të mbështesë komunikimin nëpërmjet pakos së protokollit TCP/IP ose përditësimeve të tij të mëvonshme dhe protokolleve të tjera të pajtueshme dhe
  • siguron, përdor dhe bën të arritshme, publike ose private, shërbime të shtresuara në nivel të lartë në komunikimet dhe infrastrukturën përkatëse të përshkruar në këtë dokument.

Internet apo internet?

Pra, kur të flasim për internetin, nga aspekti gjuhësor, ekspertët e gjuhës anembanë globit sugjerojnë që sa herë që përdorni fjalën internet si emër, atëherë duhet të shkruhet me një shkronjë të madhe në fillim. Por, kur përdoret si një mbiemër atëherë duhet të shkruhet me një shkronjë të vogël në fillim.

Shërbimet në Internet

Pa dyshim, interneti është i mbushur me një shumëllojshmëri shërbimesh si në përmbajtje, ashtu edhe në funksionalitet. Në vijim do të njiheni me disa prej shërbimeve më të njohura të internetit në të kaluarën dhe sot.

  • Telnet – shërbim i qasjes në distancë
  • File Transfer Protocol (FTP) – shërbim për ndarjen e skedarëve në Internet
  • e-Mail – shërbim për dërgimin dhe pranimin e postës elektronike
  • UseNet – shërbimi i bisedave të postuara dhe ndarjen e skedarëve
  • Internet Relay Chat (IRC) – shërbim i bisedave në kohë reale
  • Hypertext Markup Language (HTML) – gjuhë programimi për zhvillimin e faqeve të uebit dhe faqeve të internetit
  • World Wide Web (WWW) – shërbim i sistemit të ndërlidhur të dokumenteve HyperText
  • blog – një faqe interneti që përmban një ditar elektronik
  • e-Commerce – shërbim për shitjen dhe blerjen përmes internetit
  • rrjet social – shërbim për bashkimin e njerëzve

Trajnimi “Njihuni me Internetin”

Në këtë trajnim do të mësoni për internetin i cili i dedikohet të gjithëve të interesuarve të cilët duan të bëjnë hapat e parë ose tashmë i kanë bërë ato rrjetin global të quajtur internet. Trajnimi është i organizuar nga video-materialet të cilat shpjegojnë në detaje një koncept të caktuar të ndërlidhur për internetin. Video-materialet ofrohen nga platforma e YouTube, të cilat me anë të aplikacioneve të treta edhe mund ti shkarkoni dhe ti ruani në kompjuterin tuja personal dhe kështu ti shikoni jashtë linje (Anglisht: off-line) sa herë që dëshironi. Ju mund ti shikoni sipas dëshirës tuaj video-materialet, porse për të qenë më të suksesshëm me trajnimin “Njihuni me Internetin”, ju sugjeroj që ti shikoni sipas renditjes në vijim.

Shpresoj të jetë trajnim i duhur për ju. Shëndet dhe suksese.

Shënim: Trajnimi u publikua në Bekim Dauti’s Blog më 15 Shkurt 2019. Riprodhohet në këtë blog me lejen e autorit Bekim Dauti (instruktor në Dautti).

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook