Anketë: Cilën makinë të kërkimit e përdorni më së shumti?

Sigurisht që uebi i Internetit është sistemi informativ më i madh që ka njohur ndonjëherë njerëzimi. Në këtë “bibliotekë virtuale” të stërmbushur me informacione është e vështirë të gjejmë informatën e dëshiruar pa përdorimin e makinës së kërkimit. Pavarësisht, jo të gjitha makinat e kërkimit të japin rezultate të njëjta të kërkimit! Informatat nga Interneti flasin se Google vazhdon të jetë makina e kërkimit më e përdorur në botë. Gjithsesi, që krahas Google ka edhe makina të tjera të kërkimit në Internet si Bing, Yahoo! Search, Ask dhe të tjera të cilat rivalizojnë njëra tjetrën për pozitën e dytë.

Figura 1. Makinat e kërkimit më të përdorurat në Internet (eBizMBA, 2015)
Figura 1. Makinat e kërkimit më të përdorurat në Internet (eBizMBA, 2015)

Krahas makinave të kërkimit me popullaritet botëror, për përdoruesin shqipëtarë është ofruar edhe makina e kërkimit Gjirafa “e cila i ofron përdoruesve të saj gjetjen e informatave shqip nga i tërë Interneti“. Andaj, pa dashur për ti bërë reklamë njërës apo tjetrës makinë të kërkimit, thjeshtë për të parë se cilën makinë të kërkimit e përdorin përdoruesit në shoqërinë tonë, gjeni në vijim anketën:

[polldaddy poll=8721977]

Faleminderit paraprakisht për kohë dhe konsideratë!

paqe dhe shëndet,

Bekimi