Certifikata në TI një mundësi e shkëlqyeshme për ta ndryshuar botën!

Certifikata në TI një mundësi e shkëlqyeshme për ta ndryshuar botën!
Hyrje

Në ditët e sotme, certifikimi është bërë një domosdoshmëri. Kjo do të thotë, nëse duam t’i dëshmojmë industrisë së TI-së se kemi aftësi dhe njohuri të duhura, atëherë duhet të posedojmë certifikatë në TI. Prandaj, certifikatat si ECDL, MOS, MCP, MCTS, CompTIA A+, CompTIA Security +, CCNA, etj., të organizatave dhe industrive si CompTIAECDLCertiportMicrosoft dhe Cisco mund të jenë të njohura për këdo që ka një certifikatë të tillë . Për më tepër, e njëjta është më pak ose fare e njohur për të tjerët që nuk kanë një certifikatë në TI. Kështu, në seksionet e mëposhtme, mund të mësoni se çfarë është një certifikatë në TI, pse është e nevojshme një certifikatë në TI dhe si të crtifikoheni në TI?

Çfarë është një certifikatë në TI?

Nëse mendoni se certifikata në TI është një letër e formatit Letter ose A4 që duket bukur dhe që ju mund të bëni një selfie, atëherë unë them se ju keni pjesërisht të drejtë. Sidoqoftë, nëse mendoni se një çertifikatë në TI është letërnjoftimi juaj i aftësive dhe njohurive tuaja në TI, atëherë supozoj se ju keni plotësisht të saktë. Andaj, nga identifikimi në vërtetim, si dhe nga trajnimi deri në certifikim, certifikata në TI është një dokument që tregon dhe vërteton se personi me certifikatë ka aftësi, njohuri, përvojë dhe talent për teknologjinë për të cilën është lëshuar certifikata. Sipas Todd Thibodeaux, president dhe kryeshef ekzekutiv në CompTIA, “çertifikata paraqet një mekanizëm të besueshëm të njohurive aktuale dhe të përparuara.”

Pse është e nevojshme një certifikatë në TI?

Se përse duhet të kemi një certifikatë, Tom Brokaw thotë, “mendojeni atë si biletën tuaj për të ndryshuar botën”.

Nga dëshmitë se ju posedoni aftësitë dhe njohuritë e duhura teknike e deri te dëshira për mirëqenie më të mirë, janë shumë faktorë që do t’ju bëjnë të vendosni të merrni një certifikatë në TI. Sidoqoftë, është i rëndësishëm fakti që organizatat dhe bizneset janë të interesuar të punësojnë kandidatë të certifikuar. Përderisa në vendet e zhvilluara, punësimi i kandidatëve të certifikuar është bërë standardi dhe trendi i kohës, kompanitë në vendet e treta gradualisht kanë filluar të praktikojnë kërkimin dhe rekrutimin e kandidatëve të certifikuar. Kështu, ndërsa për bizneset, një aplikim i ardhur nga një kandidat i certifikuar nënkupton kohë më e shkurtë administrative dhe kosto më e ulët e procesit të përzgjedhjes dhe rekrutimit të kandidatëve, nga ana tjetër, nga këndvështrimi i kandidatit të posedosh një çertifikatë në TI do të thotë:

  • mundësi e shtuar punësimi
  • dëshmi se jeni ekspert në fushë të caktuar
  • mundësi a aplikimit të njohurive teorike në punën praktike
  • përshtatje më e shpejtë në mjedisin e punës
  • mundësi për një karrierë të prosperuar profesionale

Si të certifikoheni në TI?

E gjitha fillon me dëshirën për të mësuar. Sa më e lartë dëshira për të mësuar, aq më të mëdha janë gjasat për të qenë të suksesshëm në marrjen e aftësive dhe njohurive të duhura. Sidoqoftë, përveç të mësuarit, kërkohet angazhim maksimal në praktikimin e teknologjisë që po mësoni.

Për shembull, nëse po synoni të certifikoheni në CompTIA A+, atëherë duhet të mësoni rreth harduerit dhe softuerit. Kjo që u tha, së bashku me pjesën teorike, duhet gjithashtu ti kushtoni kohë të konsiderueshme aspektit të praktikimit të punës me pajisje si dhe instalimin e sistemit operativ dhe softuerit, zgjidhjen e problemeve të harduerit dhe softuerit, puna me pajisjet e rrjetit dhe ato periferike, etj. Kur të ndjeni se keni zotëruar tashmë edhe aspektet teorike dhe ato praktike të kompjuterit personal, atëherë mund të vendosni që ti sfidoni aftësitë dhe njohuritë tuaja përmes provimit të certifikimit të CompTIA A+. Para se të merrni provimin, duhet të informoheni se kush po e ofron provimin. Pasi ta mësoni këtë, duhet të kontaktoni Qendrën e Testimit të Akredituar të PearonVUE  në qytezën, qytetin ose shtetin tuaj për të përfunduar regjistrimin. Përveç kësaj, ju mund ta regjistroni provimin tuaj edhe nga sajti i uebit të PearonVUE . Hyrja në provim dhe kalimi i tij me sukses ju bën të merrni një e-Postë nga një klient i provimit duke deklaruar se jeni të certifikuar në CompTIA A+ dhe me të drejtë të merrni një certifikatë në TI gjithashtu. Kështu, në një periudhë të konsiderueshme, nga 4 deri në 6 javë, certifikata dhe materialet e tjera që lidhen me certifikatën do të arrijnë në adresën tuaj të postës, atë që keni përdorur gjatë regjistrimit. E gjithë kjo tregon dhe vërteton se ju mbani certifikatën dhe titullin përkatës në teknologjinë për të cilën është lëshuar certifikata.

Informata të rëndësishme
  • Akademia e Rrjeteve të Cisco-së  ka ndryshuar jetën e studentëve duke siguruar arsim, trainim teknik dhe mentorim karriere.
  • Akademia Virtuale e Microsoft-it është shkollë pa pagesë në linjë me kurse që mbulojnë tema të cilat kanë të bëjnë me produktet e Microsoft.
  • GoCertify është një qendër e madhe e burimeve të certifikimit në TI.
  • Are you certifiable? është një lojë e vjetër që ju ndihmon të dini nëse posedoni aftësitë dhe njohuritë e duhura për t’u certifikuar në produktet dhe teknologjitë e Microsoft-it.
  • ECDL është certifikimi kryesor i aftësive kompjuterike në botë.
  • Certiport, një biznes i Pearson VUE, është ofruesi kryesor i zhvillimit të provimeve të certifikimit, ofrimit dhe shërbimeve të menaxhimit të programit.
  • PearonVUE është lider në zgjidhjet globale të testimit të bazuara në kompjuter për programet e testimit akademik, qeveritar dhe profesional, siç janë testet e aftësive, certifikatat në TI dhe licencat e pasurive të patundshme.

Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju.

Shënim: Artikulli “Certifikata në TI një mundësi e shkëlqyeshme për ta ndryshuar botën!” është publikuar në Bekim Dauti’s Blog më 19 Mars 2020. Është ripublikuar në këtë Blog me aprovimin nga Bekim Dauti’s Blog.

Lexim të këndshëm.

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook