Kurse kompjuterike në linjë nga Cisco Networking Academy

Kurse kompjuterike në linjë nga Cisco Networking Academy

A e keni konsideruar ndonjëherë:

  • të mësoni si të përdorni një kompjuter dhe të lidhni pajisjet e rrjetit?
  • të mësoni si të përdorni veglat të cila ju ndihmojnë të vizualizoni një rrjet?
  • të mësoni se çfarë është Internet of Things (IoT)?
  • të mësoni si ta mbroni veten në internet dhe në mediat sociale?
  • të bëni karrierë në Linux?

Atëherë, përmes kurseve kompjuterike në linjë pa pagesë të Cisco Networking Academy ju mund të mësoni nga kudo në botë përmes Internetit. Andaj, përfitoni nga kjo mundësi për t’u regjistruar në kurset kompjuterike në linjë si në vijim ashtu që të arrini aftësitë dhe shkathtësitë e nevojshme të cilat do të ju mundësojnë që të zhvilloni një karrierë profesionale në fushën e teknologjisë! Regjistrimet në kurset në dispozicion mund ti bëni duke klikuar në kursin(et( tuaj të preferuar.

Për çdo pyetje në lidhje me temat teknologjike të trajtuara në kurset e sipërshënuara në dispozicionin tuaj janë instruktorët Sam Gjokaj, Burim Sherifi (nga InfoTech dhe InfoTech – Shkup) dhe Bekim Dauti.
Shënim: Trajnimet nga Cisco Networking Academy të ofruara nga Dautti – CA janë të dedikuara vetëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Ndaj, ju falënderojmë për konsideratë!

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook