Çfarë është aplikacioni ArchiTech?
ArchiTech është një platformë arkitekturore interaktive që ofron komunikim modern dhe praktik midis investitorëve, zhvilluesve të pronave, arkitektëve, dizajnerëve të brendshëm, prodhuesve, furnitorëve dhe klientëve të përdoruesve fundorë – blerësve. Synimi i vetëm aplikacionit ArchiTech është të ofrojë një zgjidhje të plotë, duke krijuar një urë ndërmjet industrive, produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. ArchiTech i ofron klientit të përdoruesit fundor një prezantim interaktiv të projektit të tyre dhe i lejon ata të vizualizojnë hapësirën e tyre në një mënyrë foto-realiste.
A nuk do të ishte më e lehtë të shisje një apartament apo një ambient zyre nëse bëhet me porosi sipas preferencave ekzakte të blerësit? Platforma e ArchiTech ofron një prezantim të drejtë-për-drejtë të hapësirës ku me vetëm një klikim mund të ndryshoni dyshemetë, ngjyrat e mureve, sipërfaqet e kuzhinës, pllakat e banjës, teksturat e mobiljeve, ndriçimin dhe çdo gjë tjetër që dëshironi të bëni.
Aplikacioni Architech ju mundëson të ndërtoni një prezantim gjithëpërfshirës 3D në krye të skedarëve standard të projektit 2D/3D, të brendshëm ose të jashtëm, më pas shtoni të gjithë elementët që dëshironi dhe dizajnoni atë sipas nevojave tuaja. Pasi të vendosni projektin tuaj dhe të përcaktoni bibliotekën tuaj të aseteve, mund të filloni të krijoni dhe të shijoni veçoritë dhe funksionalitetin e tyre. Përfundoni projektin tuaj dhe më pas bëni një turne brenda tij!
Si punon ArchiTech?
Principi i punës së aplikacionit Architech është një proces në vete që përfshin disa hapa të caktuar.
- Mbajtja e takimit të punës
- Klienti ofron vizatime 2D/3D
- Klienti zgjedh artikuj nga biblioteka
- Vizatimet dhe artikujt përpunohen në motorin a aplikacionit
- Zgjidhet prodhimi i formatit të dëshiruar dhe
- Ofrimi i projektit
Për kë është ArchiTech?
Ne vlerësojmë se ArchiTech do të kontribuojë dhe do të plotësojë industrinë e pasurive të paluajtshme, do të ketë ndikim të madh, efekt pozitiv dhe do të ofrojë përfitime të konsiderueshme për të gjithë sektorin e tij. Qëllimi ynë është të bashkojmë hendekun e dukshëm midis të gjitha industrive të lidhura dhe të lejojmë që produktet e tyre të prezantohen, kombinohen dhe aplikohen në një platformë të vetme të unifikuar.
Duke pasur parasysh se koha është e vlefshme, blerësit e sotëm do të entuziazmohen nga mundësia për të parë, ndryshuar dhe përzgjedhur nga një shumëllojshmëri dizajnesh, të eksplorojnë pasuri të shumta, të mobilojnë sipas shijes së tyre, të kenë përvojë të thellë, të gjitha nga komoditeti i shtëpisë së tyre. Mirë se vini në ArchiTech.
Zhvilluesit e pronave dhe kompanitë e pasurive të paluajtshme
Zhvilluesit e pronave përdorin ArchiTech si një platformë ndërmarrjeje që ndërton një dyqan virtual ku ata sjellin të gjithë furnizuesit e tyre për të prezantuar dhe shitur produktet e tyre. Konsumatorët kanë mundësinë të përjetojnë pamje realiste sesi pjesët dhe materialet do të aplikohen në hapësirë dhe t’i blejnë ato.
Studiot arkitekturore
Si një studio dizajni, ju ndoshta bëni shumë rendere 3D derisa klienti juaj të zgjedhë dhe të vendosë për pamjen përfundimtare. ArchiTech ju lejon të punoni ngushtë me klientët tuaj duke ofruar platformë interaktive në mënyrë që ju dhe klientët tuaj të mund të planifikoni, ndryshoni, eksploroni dhe dizajnoni së bashku.
Mbështetje për Realitetin Virtual (VR)
Ne nuk jemi thjesht dakord, ne e dimë se përdorimi më i mirë i realiteti virtual (VR) është kur përdoret në aplikacione si ArchiTech. Aplikacioni ka dy mënyra pune, realiteti virtual (VR) dhe Standard. Modaliteti standard është prezantim klasik i kompjuterit me ekran që funksionon shkëlqyeshëm në ekranet e rregullt dhe me prekje. Nëdrsa, modaliteti i realitetit virtual (VR) është një përvojë plotësisht interaktive dhe zhytëse në 360 shkallë, duke ju lejuar të teleportoni brenda të gjithë hapësirës. Të dy versionet lejojnë një markë të pafund të personalizuar:
- Planet e drejtpërdrejta të dyshemesë: Mini-harta duke përfshirë pamjen në kohë reale të vendndodhjes së përdoruesit
- Pikat e interesit: Vendosini ato në redaktues me një akses të shpejtë nga mini-harta e heads-up display (HUD) dhe planimetrisë
- Modaliteti i modifikimit: Ndërrimi i menjëhershëm i modeleve dhe/ose materialeve (p.sh. dollapët dhe tavanet e kuzhinës, mobiljet, muret, sendet personale ose çdo gjë tjetër që mund të dëshironi të ndryshoni)
- Modaliteti i kamerës: Bëni fotografi me rezolucion HD ndërsa eksploroni
- Mënyrat e kontrolluesit: Ecni ose fluturoni (modaliteti i dronit) nëpër hapësirën tuaj
- Lidhja me rrjetin dhe VOIP: d.m.th. ndani vizualizimin përmes Internetit
Teknologjia dhe shërbimet që përdorë ArchiTech
Aplikacioni ArchiTech mbështete nga një mori standarde, platforma dhe aplikacione të dëshmuara nga vendorë të mirë-njohur si:
- Amazon Web Services (AWS)
- Unreal Engine
- Microsoft .NET Framework
- Autodesk Maya
- Autodesk 3DS Max
- Unity
- Blender
ArchiTech është një produkt i Distant Point. Distant Point është një kompani e zhvillimit të softuerit që operon në fushën e teknologjisë së informacionit, e fokusuar në teknologjitë e reja, e organizuar në tre divizione të ndryshme: zhvillimi i softuerit, VR/AR/MR dhe divizioni blockchain. Kompania u themelua në vitin 2015 dhe pati një rritje të shpejtë në tre kompani spin-off në Mbretërinë e Bashkuar (UK), Zvicër dhe Gjermani.
Si ta blini aplikacionin ArchiTech?
Dautti është përfaqësues i autorizuar i Distant Point për Kosovë. Andaj, nëse jeni të interesuar për aplikacionin ArchiTech mjafton të na kontaktoni në +383 (0)38 70 16 65 ose [email protected] dhe ne me shumë kënaqësi do të ju ofrojmë më shumë informacion. Gjithashtu, me shumë kënaqësi mund të organizojmë edhe takim pune në të cilën ekspertët tanë do të ua prezantojnë aplikacionin Architech. Faleminderit paraprakisht!
Shpresojmë të ju ketë pëlqyer aplikacioni ArchiTech.
paqja me ju,