Dautti prezanton trajnimet intensive gjatë fundjavës
Siç jeni informuar më parë, orari i trajnimeve në Dautti kryesisht organizohet në dy formate:
- Orari intensiv (nga e hëna deri të premten prej 08:00 deri në 16:00)
- Orari i përshtatur (kombinimet të hënave/mërkurave dhe martave/enjteve në oraret e personalizuara të pasdites)
Andaj, për të ofruar mundësi më të mëdha të nxënies së njohurive më të reja teknologjike si edhe fleksibilitet në oraret e trajnimeve, Dautti prezanton trajnimet intensive gjatë fundjavës. Trajnimet sipas orarit intensiv gjatë fundjavës zakonisht nisin të shtunën dhe mbarojnë të dielën e fundjavës së njëjtë nëse trajnimi përmban 16 orë, apo në fundjavën(at) pasuese nëse trajnimi përmban 24 orë, respektivisht 40 orë, 48 orë, 64 orë, apo 72 orë. Trajnimet nisin nga ora 08:00 paradite e deri në ora 16:00 pasdite. Shpresojmë që orarit intensiv gjatë fundjavës të jetë i duhur për ju!
Për më shumë informatë në lidhje me trajnimet që ofron Dautti, shfletoni faqen Trajnimet në sajtin e uebit.