ITPro.TV dhe Practice Labs në Dautti

ITPro.TV dhe Practice Labs në Dautti

Mbase po mendoni për investime në zhvillimin profesional në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), atëherë ju sugjerojmë ITPro.TV dhe Practice Labs në Dautti.

Çfarë është ITPro.TV?

ITPro.TV është një platformë e mësimit elektronik (e-Learning) që synon t’ju lejojë të hiqni dorë nga shfaqjet e mërzitshme dhe të filloni të mësoni vërtet teknologjinë e informacionit (TI). Trajnimi është më shumë se një emision debutues ku ju do të shikoni instruktorin të angazhohet me një mikpritës dhe një audiencë në internet për të krijuar një përvojë më të mirë se sa në klasë që ju dhe ekipi juaj do të prisni me padurim ta shikoni. ITPro.TV shton përmbajtje të re vazhdimisht dhe biblioteka e kurseve ka më shumë se 3300 orë që mbulojnë të gjitha kurset kryesore të certifikimit si p.sh. CompTIA, Microsoft, Amazon, ITIL, Apple, Cisco, GIAC, EC-Council dhe kurse të tjera për aftësi të përgjithshme teknologjike jo të ndërlidhura me certifikatë të caktuar si Linux, Admin, CyberSec, etj. për të mbajtur të freskëta aftësitë e ekipit tuaj. Me ITPro.TV ju do të mund të mësoni kudo që të shkoni duke përdorur laptopin, tabletin, ose telefonin e mençur.

Çfarë është Practice Labs?

Practice Labs zhvillon, ndërton dhe mirëmban laboratorë virtualë që kandidatët të praktikojnë aftësitë e tyre dixhitale dhe të TI-së brenda një mjedisi të sigurt dhe të drejtpërdrejtë laboratorik. Ushtrimet praktike të sajuara nga Practice Labs ofrojnë përvoja praktike të cilat përshpejton zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive tek studentët ose fuqinë punëtore. Ushtrimet praktike të Practice Labs përbëhen nga laboratorë praktike të TI-së të drejtpërdrejta, jo të simuluara, të lidhura me certifikatat nga industritë kryesore si CompTIA, Microsoft, Cisco dhe VMware.

Si mund të regjistroheni në videotekën ITPro.TV dhe ushtrimet praktike të Practice Labs?

Të gjitha kurset e ofruara nga ITPro.TV dhe ushtrimet praktike nga Practice Labs në Dautti mund ti qasni nga vjegëza në vijim ITPro.TV + Practice Labs.

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook