Kapitulli 1: Hyrje në Windows Server 2019

Kapitulli 1: Hyrje në Windows Server 2019

Ky prezantim është përpiluar për t’ju njohur me një përmbledhje të koncepteve themelore të rrjeteve kompjuterike. Përkufizime të tilla si hostet, nyjet, rrjeti i kompjuteerëve homolog dhe rrjeti klient/server do të shojegohen në këtë prezantim.

Temat e mëposhtme janë trajtuar në këtë prezantim:

  • Kuptimi i rrjeteve kompjuterike
  • Kuptimi i komponentëve të rrjetit kompjuterik
  • Kuptimi i arkitekturave të rrjeteve kompjuterike
  • Kuptimi i adresimit dhe nënrrjetit IP
  • Kuptimi i serverëve
  • Kuptimi i madhësive të serverëve, faktorëve të formës dhe formave

Kuptimi i rrjeteve kompjuterike

Kur filloni të lexoni këtë pjesë, natyrisht pyesni veten pse duhet të mësoni rrjetet kompjuterike, duke e ditur se mund të jeni të interesuar të mësoni Windows Server. Fillimisht, deklarata juaj mund të qëndrojë. Megjithatë, sa më shumë të gërmoni në Windows Server, aq më shumë do të justifikoni domosdoshmërinë e të mësuarit të rrjeteve kompjuterike. Si i tillë, ky seksion është përpiluar për të rrënjosur tek ju aftësitë themelore të rrjetëzimit që nevojiten shumë për instalimin dhe mbështetjen e Windows Server 2019. Pra, le të kthehemi te rrjetet kompjuterike. Gjithçka filloi shumë vite më parë kur ndarja e burimeve u bë e nevojshme. Me kalimin e kohës dhe rritjen e kërkesës, ndodhi edhe zhvillimi dhe avancimi i teknologjive të rrjeteve kompjuterike. Kështu, nevoja për të lidhur dhe ndërlidhur kompjuterët në rrjetet kompjuterike dhe midis më shumë vendndodhjeve gjeografike krijoi një kërkesë për terma dhe koncepte të mirëpërcaktuara për të përshkruar rrjetet kompjuterike. Për shkak të kësaj, lindën koncepte të tilla si llojet e rrjeteve kompjuterike, topologjitë e rrjeteve kompjuterike, arkitekturat e rrjeteve kompjuterike dhe komponentët e rrjetit kompjuterik. Kështu, një rrjet kompjuterik përfaqësonte një nga shpikjet më të rëndësishme të njerëzimit në fushën e komunikimit. Thënë kështu, mendoni për Internetin dhe do të kuptoni menjëherë se sa i madh është përfitimi i shoqërisë nga një rrjet kompjuterik. Më shumë kompjuterë u lidhën me rrjetet kompjuterike dhe distancat gjeografike u zvogëluan në komunikim. Kështu, Interneti krijoi një nevojë për terma dhe koncepte të mirëpërcaktuara për të përshkruar rrjetet kompjuterike. Për shkak të kësaj, janë shfaqur lloje të ndryshme të rrjeteve kompjuterike, topologjive të rrjetit, arkitekturave dhe komponentëve.

Le të vazhdojmë duke kuptuar se çfarë është një rrjet kompjuterik.

Çfarë është një rrjet kompjuterik?

Në fjalorin Merriam-Webster, rrjeti “është një grup njerëzish ose organizatash që janë të lidhur ngushtë dhe që punojnë me njëri-tjetrin“. Për më tepër, nga i njëjti fjalor, rrjetëzimi është “shkëmbimi i informacionit ose i shërbimeve ndërmjet individëve, grupeve ose institucioneve“. Në paragrafin e mëposhtëm, këto përkufizime do të na shërbejnë në një mënyrë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë, konkrete për të përcaktuar rrjetet kompjuterike. Nga këto që u thanë, një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterësh të lidhur përmes pajisjeve të rrjetit dhe mediumeve të rrjetit për të ndarë burimet. Kur flasim për burimet, zakonisht, burimet mund të jenë të dhënat, shërbimet e rrjetit dhe pajisjet periferike. Pra, kushdo me përvojë me rrjetet kompjuterike ka parë se ndarja e skedarëve, aplikacioneve, printerëve dhe pajisjeve të tjera periferike në rrjetet kompjuterike është e thjeshtë. Megjithatë, njerëzit shpesh ngatërrojnë atë që është një rrjet kompjuterik me atë që bën një rrjet kompjuterik. Ndërsa e para shpjegon se çfarë përbën një rrjet kompjuterik, kjo e fundit tregon përfitimet që marrim prej tij. Ajo që sapo u tha është ilustruar më së miri në Figurën 1.1, ku mund të shihet se një rrjet kompjuterik është me të vërtetë një grup kompjuterësh të lidhur për të ndarë burimet:

Figura 1.1: Një rrjet tipik kompjuterik

Një rrjet kompjuterik ndahet në lloje të ndryshme. Le të hedhim një vështrim në secilën prej tyre veç e veç.

Llojet e rrjeteve kompjuterike

Në të vërtetë, gjëja më emocionuese në lidhje me rrjetin kompjuterik është projektimi dhe ndërtimi i një të tillë. Dizajni dhe vendosja e rrjetit kompjuterik janë të lidhura shumë me përkufizimin e tij. Kështu, kërkesa minimaliste për ndërtimin e një rrjeti kompjuterik është që duhet të ketë dy kompjuterë. Numri i kompjuterëve në një rrjet të caktuar kompjuterik dhe mënyra se si ata qasin burimet nga i njëjti rrjet përcaktojnë kategorizimin e llojeve të rrjeteve kompjuterike, të cilat do të shpjegohen në vijim. Në përgjithësi, kategorizimi i rrjeteve kompjuterike përbëhet nga hapësira që mbulojnë dhe qëllimi që shërbejnë. Në ditët e sotme, disa nga rrjetet kompjuterike më të njohura janë përshkruar si në vijim.

Rrjeti i Hapësirës Personale (PAN)

Rrjeti i Hapësirës Personale (në Anglisht Pearsonal Area Network – PAN), i paraqitur në Figurën 1.2, është një rrjet kompjuterik që lidh dhe transmeton të dhëna ndërmjet pajisjeve në një hapësirë personale. Kjo e ashtuquajtur hapësirë personale i referohet hapësirës që i përket një individi. Për shembull, në një tavolinë pune në shtëpi, mund të lidhni laptopin, smartfonin, printerin dhe kufjet me PAN duke përdorur teknologjinë e komunikimit siç është Bluetooth. Bluetooth dhe Wi-Fi janë teknologjitë më të zakonshme të komunikimit për të ndërlidhur pajisjet në një PAN. Shpesh, një PAN njihet gjithashtu si Rrjeti i Hapësirës së Shtëpisë (në Anglisht Home Area Network – HAN):

Figura 1.2: Rrjeti i Hapësirës Personale (PAN)

Një lloj tjetër rrjeti është rrjeti i hapësirës lokale (LAN). Sidoqoftë, LAN ofron mbulueshmërishumë më të madhe se një PAN. Le të mësojmë më shumë rreth tij si në vijim.

Rrjeti i Hapësirës Lokale (LAN)

Një rrjet i hapësirës lokale (në Anglisht Local Area Network – LAN), siç tregohet në figurën 1.3, është një rrjet kompjuterik që lidh dy ose më shumë kompjuterë në një hapësirë lokale. Përpiquni ta kuptoni hapësirën lokaale si një dhomë e vetme, një kat, disa kate, një ndërtesë ose disa ndërtesa ngjitur me njëra-tjetrën në një distancë që lejon teknologjia e komunikimit Ethernet IEEE 802.3. Një LAN zakonisht përdor një pajisje qendrore që përdor kabllot e çiftëzuara, koaksiale ose fibra optike si mediume rrjeti për të ndërlidhur kompjuterët. Tani që kemi shpjeguar se çfarë është PAN, kjo do të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë është LAN. Nga kjo, atëherë le ta krahasojmë atë me PAN-in. Një PAN dominohet nga pajisjet e lëvizshme (p.sh. telefoni i mençur), ndërsa një LAN përbëhet kryesisht nga pajisje fikse. Të dy rrjetet kompjuterike mbulojnë hapësira lokale. Megjithatë, LAN ka mbulim më të gjerë se PAN. Për shembull, LAN mund të shtrihet në një kat të vetëm të ndërtesës, në disa kate të ndërtesës, në një ndërtesë të tërë ose edhe në disa ndërtesa afër njëra-tjetrës. Kështu, përderisa PAN është i organizuar kryesisht rreth një personi, LAN është i organizuar rreth një hapësire apo lokacioni.

Figura 1.3: Rrjeti i Hapësirës Lokale (LAN)

Lloji tjetër i rrjetit që do të shikojmë është Rrjeti i Hapësirës Metropolitane (MAN). Mbulimi i tij është edhe më domethënës se një LAN.

Rrjeti i Hapësirës Metropolitane (MAN)

Në ndryshim nga një LAN, një MAN (në Anglisht Metropolitan Area Network) i paraqitur në figurën 1.4 përfaqëson një grup rrjeteve të hapësirave lokale (LAN-ve) të ndërlidhur brenda kufirit gjeografik të një qyteze ose qyteti. Ashtu si me PAN dhe LAN, ekzistenca e MAN është nevoja për ndarjen dhe qasjen e burimeve në qytet ose metro. Si rezultat, MAN është më domethënës se LAN për sa i përket mbulimit dhe më i vogël se WAN. Në të njëjtën kohë, MAN është më i shpejtë se LAN dhe WAN për sa i përket shpejtësive të transmetimit të të dhënave. Në ditët e sotme, fibra optike dhe suitçat gigabitësh të shtresës së 3-të ndërlidhin rrjetet LAN dhe drejtojnë trafikun, duke mundësuar kështu normat e larta të MAN.

Figura 1.4: Rrjeti i Hapësirës Metropolitane (MAN)

Më në fund, ne do të kuptojmë një rrjet të hapësirës së gjerë (WAN) me mbulimin më të rëndësishëm.

Rrjeti i Hapësirës së Gjerë (WAN)

Një rrjet i hapësirës së gjerë (në Anglisht Wide Area Network – WAN) mbulon zona që LAN ose MAN nuk i mbulojnë. Kështu, ndryshe nga një MAN, një rrjet me hapësirë të gjerë, si në figurën 1.5, është një rrjet kompjuterik që mbulon një hapësirë të gjerë gjeografike duke përdorur linja të dedikuara telekomunikacioni si linja telefonike, linja me qira ose satelitë. Si të tilla, WAN-et nuk kanë kufizime gjeografike. Interneti është shembulli më i mirë i një rrjeti WAN.

 

Figura 1.5: Rrjeti i Hapësirës së Gjerë (WAN)

Shënim:

Mund të mësoni më shumë rreth llojeve të rrjeteve kompjuterike në https://www.lifewire.com/lans-wans-and-other-area-networks-817376.

Tani që kemi kuptuar llojet e ndryshme të rrjeteve kompjuterike, le të shohim komponentët themelorë që përbëjnë këto rrjete.

Kuptimi i komponentëve të rrjetit kompjuterik

Ashtu siç PC-të që kanë komponentë, edhe rrjetet kompjuterike kanë komponentët e tyre. Zakonisht, ndërsa PC-të dhe pajisjet periferike janë të njohura për shumicën e njerëzve, profesionistët e TI-së kryesisht njohin komponentë të tillë si pajisjet e rrjetit, mediat e rrjetit dhe sistemet operative të rrjetit (në Anglisht Network Operating System – NOS).

Së pari, le të kuptojmë se çfarë janë klientët dhe serverët në një rrjet kompjuterik.

Kuptimi i klientëve dhe serverëve

Le të supozojmë se burimi i rrjetit është pika e referencës për klientët dhe serverët. Pastaj, në një rrjet kompjuterik, klientët zakonisht kërkojnë qasje në burime. Ndërsa serverët, nga ana tjetër, janë përgjegjës për ofrimin e burimeve dhe menaxhimin e qasjes në ato burime. Si klientët ashtu edhe serverët luajnë një rol aktiv në rrjetin kompjuterik. Për shembull, në figurën 1.6, një server me një printer të lidhur drejtpërdrejt ofron shërbime printimi për PC-të në rolin e kërkuesve për shërbim të printimit.

Figura 1.6: Komponentët e rrjetit kompjuterik

Shënim:

Është interesante se origjina e fjalës serverë vjen nga fjala shërbej. Nëse kërkoni për fjalën shërbej në fjalorin Merriam-Webster, midis rezultateve do të gjeni një që thotë: “të ofrojë shërbime që përfitojnë ose ndihmojnë”. Prandaj, ne mund të mendojmë për një server në një rrjet kompjuterik si kompjuter që ofron shërbime për klientët. Si përfundim, serveri u shërben klientëve.

Megjithëse klientët dhe serverët janë komponentët më kritikë të rrjetit kompjuterik, ata marrin emërtime të ndryshme në terminologjinë e rrjeteve kompjuterike. Pra, le të shohim se si përshtatet në këtë strukturë. A keni dëgjuar për hostet dhe nyjet dhe keni pyetur veten se cilat janë ato? Megjithëse përshtypjet tona të para mund të na bëjnë të mendojmë se hostet dhe nyjet janë të njëjta, nuk janë! Ndërsa të gjithë hostet mund të jenë nyje, jo çdo nyje mund të jetë një host. Prandaj, një host përfaqëson çdo pajisje me një adresë IP të caktuar në ndërfaqen e tij të rrjetit që kërkon ose ofron shërbime rrjeti. Zakonisht, klientët, serverët dhe ruterët veprojnë si host.

Shënim:

Një adresë e Protokollit të Internetit, e njohur gjerësisht si një adresë IP, është një element logjik i numrave dhjetorë të ndarë me një pikë. Kjo i caktohet ndërfaqes së rrjetit të hostit për ta identifikuar atë në një rrjet kompjuterik.

Megjithatë, një nyje është çdo pajisje që mund të marrë dhe transmetojë shërbimet e rrjetit në rrjet, por nuk ka ndërfaqe me një adresë IP të caktuar për të. Megjithatë, nyjet kanë një ndërfaqe rrjeti që përdoret për menaxhimin e tyre. Për shembull, në figurën 1.7, PC-të dhe serveri i skedarëve veprojnë si host, ndërsa suitçi si nyje.

Figura 1.7: Hostet dhe nyjet në rrejetin kompjuterik

Tani që kemi mësuar se çfarë është një rrjet dhe përbërësit e tij, ne mund ta kuptojmë arkitekturën e tij.

Kuptimi i arkitekturave të rrjeteve kompjuterike

Të folurit për rrjetet kompjuterike zakonisht përfshin diskutime rreth koncepteve thelbësore dhe më të gjera. Për shembull, elementë që përbëjnë një rrjet kompjuterik. Në këtë debat, llojet e rrjeteve kompjuterike merren me mbulimin e hapësirës. Ndërsa topologjitë fizike dhe logjike merren me rregullimin fizik dhe strukturën logjike të rrjetit kompjuterik. Arkitektura e rrjetit kompjuterik përfaqëson një kornizë që përfshin shumë aspekte: topologjinë fizike dhe analitike, komponentët e rrjetit, protokollet e komunikimit dhe parimet dhe procedurat operacionale. Për më tepër, arkitektura e rrjetit kompjuterik është një dizajn që u mundëson kompjuterëve të komunikojnë bazuar në paradigmën e kërkesës dhe përgjigjes. Arkitekturat më të njohura të rrjetit janë rrjeti i kompjuterëve homolog (P2P) dhe klient/server.

Le të kuptojmë së pari arkitekturën e rrjetit të kompjuterëve homolog (P2P).

Arkitektura e rrjetit Peer-to-Peer (P2P).

Rrjeti i kompjuterëve homolog (në Anglisht Peer-to-Peer – P2P), i njohur shpesh si një grup pune, është një rrjet kompjuterik (shih Figurën 1.8) ku hostet nuk kanë role të paracaktuara. Në vend të kësaj, ata ndërrojnë rolet nga klienti në server dhe anasjelltas, bazuar në aktivitetet e tyre aktuale në rrjet. Për shembull, nëse PC1 kërkon shërbime nga PC2, PC1 vepron si klient dhe PC2 vepron si server. Po kështu, nëse pas një kohe PC2 kërkon shërbime nga PC1, në këtë rast PC2 vepron si klient dhe PC1 vepron si server. Zakonisht, PAN-et janë shembulli më i mirë i një rrjeti P2P.

Figura 1.8: Rrjeti i kompjuterëve homolog (P2P)

Shënim:

Arkitektura e rrjetit të kompjuterëve homolog (P2P) i referohet një modeli rrjeti ku hostet ose kompjuterët janë të barabartë në pjesëmarrjen në rrjet. Në varësi të paradigmës së kërkesës dhe përgjigjes, çdo host mund të veprojë si klient ose server në varësi të faktit nëse ai kërkon ose ofron shërbime në atë rrjet.

Lloji tjetër i arkitekturës së rrjetit është arkitektura klient/server.

Arkitektura e rrjetit klient/server

Një arkitekturë e rrjetit klient/server, ose një rrjet i bazuar në domen, është një rrjet kompjuterik (shih Figurën 1.7) ku hostet kanë një rol të paracaktuar. Në një rrjet të tillë, hostet që kërkojnë shërbime quhen klientë, ndërsa hostet që ofrojnë shërbime quhen serverë. Arkitektura e rrjetit klient/server ka klientë dhe serverë të dedikuar. Tani kemi një kuptim më të madh se si funksionon një rrjet. Megjithatë, që një kompjuter të komunikojë në një rrjet, ai kërkon një adresë IP. Ne do të mësojmë më shumë rreth kësaj në pjesën tjetër.

Kuptimi i adresimit dhe nënrrjetit IP

Që një kompjuter të komunikojë në një rrjet kompjuterik, ai duhet të ketë një adresë IP (në Anglisht Internet Protocol). Siç u shpjegua më herët, adresa IP identifikon kompjuterin në atë rrjet. Për më tepër, termin subnet e ndeshim në rrjetet komplekse, i cili ndihmon në përcaktimin e rrjetit specifik brenda rrjetit të përgjithshëm. Deri më tani, bota e rrjeteve njeh dy teknologji të adresimit IP: IPv4 dhe IPv6. Megjithatë, edhe pse teknologjia e adresimit IPv6 po bëhet gjithnjë e më e besueshme, ajo ende preferon rolin e spektatorit në arenën e madhe të Internetit, në të cilën teknologjia e adresimit IPv4 vazhdon të jetë normë.

Le të hedhim një vështrim në adresat e rrjetit IPv4.

Adresat e rrjetit IPv4

Një kompjuter duhet të ketë një adresë IPv4 të caktuar në ndërfaqen e tij të rrjetit për të komunikuar. Kështu, një teknologji adresimi e versionit 4 të Protokollit të Internetit (IPv4) shpesh quhet vetëm një adresë IP në formatin e saj të thjeshtë. Etikeat v4 përfaqëson versionin e katërt të adresimit IP të specifikuar në publikimin IETF RCF 791. Është një element logjik në një rrjet që përbëhet nga 32 bit të organizuar në 4 oktete me 8 bit secili, të ndarë me një pikë dhjetore për thjeshtësi interpretimi (një shembull , 192.168.1.1). Për më tepër, dokumenti RFC 791 i IETF organizon adresat IP në prefikse 8-bit, 16-bit ose 24-bit. Kjo prezanton adresimin e organiyuar në klasa që mundëson që adresat IP të klasifikohen si A, B, C, D dhe E. Adresimi i klasës organizon adresat IPv4 në bitet e përdorura për rrjetin dhe në pjesët e hostit për një klasë të caktuar. Nga sa u tha për IPv4, nëse mendoni se trafiku i Internetit realizohet kryesisht përmes adresave IPv4, ju them se nuk e keni gabim.

Klasat e IPv4 Vargu i IPv4 të oktetit të parë
A 1 – 127
B 128 – 191
C 192 – 223
D 224 – 239
E 240 – 255
Tabela 1.1 – Klasat IPv4 dhe vargu i tyre përkatës

Tani, le të shohim teknologjinë e adresimit IPv6 të prezantuar për të kapërcyer shterimin e adresave IP të adresave të rrjetit IPv4.

Adresat e rrjetit IPv6

Sipas parashikimeve të shumë viteve më parë, në diët e sotme trafiku i Internetit supozohej të drejtohej nga IPv6, por nuk është kështu. Megjithatë, sipas statistikave të Google IPv6, 32.57% e trafikut të internetit menaxhohet nga teknologjia e adresimit IPv6, gjë që nuk është pak! Kështu, një teknologji adresimi e versionit 6 të Protokollit të Internetit (IPv6) është një tjetër element logjik në identifikimin e një pajisjeje në një rrjet kompjuterik. Etiketa v6 përfaqëson versionin e gjashtë të adresimit IP, siç specifikohet në publikimin e IETF RFC 2460. Ndryshe nga IPv4, IPv6 është një madhësi adrese 128-bit prej 8 grupime me 16 bit secila, e ndarë me dy pika për thjeshtësi të interpretimit (për shembull, 2001:0DB8:85A3:0000:0000:8A2E:0370:7334). Fakti që IPv6 përdor 128 bit bën të mundësuar përdorimin e 2128 adresave IPv6, gjë që jep një numër të përafërt prej 340 undecilion adresash IPv6 të disponueshme.

Më pas, le të shikojmë nën-rrjetin IPv4, i cili është jetik në identifikimin e adresave të rrjetit.

Nënrrjet IPv4

Nënrrjeti përfaqëson një ndarje logjike të një rrjeti të gjerë në shumë rrjete më të vogla. Një maskë e nënrrjetit luan një rol thelbësor në identifikimin e rrjetit dhe përcaktimin e madhësisë së nënrrjetit. Për më tepër, nënrrjeti ju mundëson të specifikoni adresën e rrjetit të caktuar, adresën e hostit dhe adresën e transmetimit. Një maskë e nënrrjetit është një adresë 32-bit e kombinuar me një adresë IPv4 për të treguar hostin e një rrjeti.

Maskat e parazgjedhura të nënrrjetit, të njohura ndryshe si rrjete të klasës, për secilën klasë të adresave IPv4, janë paraqitur në tabelën 1.2.

Klasat IPv4 Maska e parazgjedhur e nënrrjetit
A 255.0.0.0
B 255.255.0.0
C 255.255.255.0

Tabela 1.2 – Rrjetet klasore të IPv4

Shënim:

Mund të mësoni më shumë për teknologjinë e adresimit IPv4, shterjen e hapësirës së adresave dhe rrjetet e klasës në https://lightyear.ai/blogs/what-ipv4-address-exhaustion-means-for-you.

Deri më tani, ne kemi kuptuar një rrjet kompjuterik dhe llojet, komponentët dhe arkitekturat e tij të ndryshme. Në vijim do të prezantojmë serverët dhe konceptet e lidhura me të.

Kuptimi i serverëve

Meqenëse kemi dhënë përkufizimin bazë për serverin më lart, ne do të trajtojmë Windows Server në këtë seksion. Gjatë gjithë historisë së tij, Windows Server ka evoluar nga një server i thjeshtë skedarësh në një sistem operativ të aftë për të trajtuar shërbimet e rrjetit në mjedise komplekse si rrjetet e korporatave. Kështu, Windows Server mund të ofrojë shërbime rrjeti si kontrollues domenesh, serverë të uebit, serverë printimi dhe serverë skedarësh. Përveç kësaj, ai shpesh vepron si një platformë e veçantë në të cilën ekzekutohen aplikacionet e ndërmarrjeve si Exchange Server, SQL Server, SharePoint Server dhe të tjera. Me performancën e tij të fortë dhe sigurinë e avancuar, në ditët e sotme, Windows Server po i jep formë kompjuterikës në re.

Kuptimi i harduerit dhe softuerit të serverit

Siç e dini, hardueri dhe softueri kompjuterik përfaqësojnë komponentë fizikë dhe logjikë. Prandaj, duke qenë se roli kryesor i serverit është të ofrojë shërbime të rrjetit për klientët, një server kërkon harduer dhe softuer të avancuar. Kjo për shkak se softueri i tillë si Windows Server ështëzhvilluar për të ofruar shërbime të avancuara të rrjetit. Kështu, pajisja në të cilën do të instalohet dhe ekzkutohet Windows Server duhet të jetë e bërë nga harduer i avancuar dhe me cilësi të lartë për të ofruar vazhdimisht shërbime dhe për të mbështetur operacionet e bazuara në rrjet. Përveçse e dallon atë nga kompjuteri i zakonshëm, një server është specifik edhe në llojet e shërbimeve që ofron. Për shembull, një server i bazës së të dhënave kërkon më shumë kapacitet të kujtesësë së punës dhe hapësirë për ruajtjen e të dhënave. Procesori, kujtesa, disku dhe rrjeti janë komponentët kryesorë të harduerit. Si të tillë, këta komponentë ndikojnë në performancën e përgjithshme të serverëve. Prandaj, rekomandohet që performanca aktuale e komponentëve të sistemit të monitorohet vazhdimisht për të ruajtur performancën optimale të serverëve si për ngarkesat e rregullta ashtu edhe për ato të rënda.

Së pari, le të kuptojmë se çfarë është një procesor.

Kuptimi i një procesori

Një procesor (në Anglisht Central Processing Unit – CPU), është një mikroçip i vendosur në pllakën amë të një serveri. Në literaturë, herë pas here autorët i referohen procesorit edhe si “truri i kompjuterit”. Si tillë që është, procesori shtë një komponent që bën të gjithë përpunimin dhe llogaritjet. Intel dhe AMD janë prodhuesit më të mëdhenj të procesorëve për PC dhe serverë. Procesorët e tyre më të rinjë në treg bazohen në arkitekturën 64-bit, e cila ndryshon nga procesorët e bazuar në arkitekturë 32-bit. Në arkitekturën 64-bitësh, 64 bit të dhëna shkëmbehen ndërmjet procesorit dhe kujtesës së punës në çdo seancë komunikimi. Nga ana tjetër, në arkitekturën 32-bitësh, vetëm 32 bit të dhëna shkëmbehen për sesion komunikimi ndërmjet procesorit dhe kujtesës së punës. Kjo është gjysma e më pak të dhënave që komunikohen përmes arkitekturës 32-bit sesa një arkitekturë 64-bit. Për të dhënë performancën, procesori varet kujtesa e punës.

Le të mësojmë për kujtesën e punës në vijim.

Kuptimi i kujtesës së punës

Kujtesa e punës (në Anglisht Random Access Memory – RAM) përfaqëson kujtesën e punës të serverit të përdorur nga Windows Server 2019 dhe aplikacionet e serverit. Kështu, sa më shumë kapacitet të kujtesësë së punës në server, aq më shumë punë të njëkohashme mund të realizohet, gjë që interpretohet si më shumë aplikacione që funksionojnë njëkohësisht.

Tani le të kuptojmë se çfarë është një disk në serverë.

Kuptimi i disqeve

Siç e dini, të dhënat zakonisht ruhen në një disk. Në rastin e serverëve, ata kryesisht kanë më shumë se një disk, të referuar si nënsistemi i diskut të serverit. Sa i përket performancës së diskut, shpejtësia e leximit/shkrimit është një element që duhet marrë parasysh sepse sa më i shpejtë të jetë xhiroja e diskut, aq më e lartë është performanca e nënsistemit të diskut. Për sa i përket teknologjisë së diskut të përdorur në server, zakonisht hasim lloje si SSD dhe HDD. Disku SSD (në Anglish Solid State Drive) nuk ka pjesë lëvizëse dhe përmban shpejtësi të lartë leximi dhe shkrimi. Në anën tjetër, është disku HDD (në Anglish Hard Disk Drive) përmabn pjesë lëvizëse, qëndrueshmëri dhe hapësira ruajtëse me kapacitet të lartë.

Tani le të kuptojmë se çfarë është një ndërfaqës rrjeti.

Kuptimi i një ndërfaqesi të rrjetit

Një ndërfaqës rrjeti mundëson që serveri të lidhet me LAN-in e një organizate dhe Internetin. Serverët zakonisht kanë më shumë se një ndërfaqës rrjeti. Sa më e shpejtë të jetë shpejtësia e lidhjes së rrjetit të serverit, aq më shumë të dhëna mund të dërgojë dhe marrë serveri në dhe nga rrjeti.

Tani që kemi kuptuar se çfarë është një server, le të shohim madhësitë e ndryshme të serverit dhe faktorët e formave.

Kuptimi i madhësive të serverëve dhe faktorëve të formave

Nëse serveri është në thelb një kompjuter, atëherë gjithçka që vlen për faktorin e formës së kompjuterit personal vlen edhe për faktorin e formës së serverit. Atëherë lind pyetja se çfarë është faktori formë? Faktori i formës është një dizajn harduerësh që përcakton dhe përshkruan madhësinë, formën dhe specifikimet teknike të një pajisjeje elektronike. Pra, nga kjo, në lidhje me madhësinë, formën dhe specifikat e teknologjisë, serverët e sotëm janë paraqitur në tre faktorët e mëposhtëm të formës:

  • Siç tregon emri, serverët e montuar në raft zakonisht ndërtohen për t’u montuar në një raft. Këta serverë konsiderohen kompjuterë me qëllime të përgjithshme dhe mund të mbështesin aplikacione të ndryshme dhe shërbime rrjeti. Për më tepër, këta serverë zakonisht popullojnë dhomat e serverëve ose qendrat e të dhënave në ambiente. Dhe për shkak të peshës së tyre, këta serverë janë të fiksuar në raft, siç tregohet në figurën 1.9.

Figura 1.9: Një server HP në një raft

  • Serverët Blade janë serverë modularë që lejojnë shumë serverë të vendosen në një zonë më të vogël. Ata janë të hollë në dizajn dhe përmbajnë kryesisht procesor, kujtesë pune, ndërfaqe rrjeti dhe disqe ruajtëse. Me pak fjalë, serverët blade zakonisht popullojnë qendrat e të dhënave ose objektet e superkompjuterëve. Sepse ata mund të vendosin shumë serverë në një raft të vetëm, duke siguruar fuqi të lartë përpunimi.
  • Serverët në shtëpizë (në Anglish Tower) janë një lloj serveri që duket identik me shtëpizën në pozicion vertikal të një kompjuteri personal. Megjithatë, ato përmbajnë pajisje shumë të avancuara dhe, si rezultat, ofrojnë fuqi më të lartë përpunimi në krahasim me PC-të e zakonshëm. Këta serverë zakonisht përdoren për testim ose shërbime lokale në një zyrë SOHO (Small Office/Home Office).

Shënim:

Një Windows Server 64-bit i instaluar në një server hardueri 64-bit mund të përpunojë dyfishin e sasisë së të dhënave në krahasim me një Windows Server 32-bit të instaluar në një server hardueri 32-bit.

Shpresojmë të ju ketë pëlqyer ky artikull.

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook