Panairi i Librit “Tirana 2016”
Nga data 09 Nëntor e deri më 13 Nëntor 2016 në Tiranë po mbahet Panairi i Librit “Tirana 2016”. Kjo ngjarje kulturore e organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë është në vjetorin e 19-të tij dhe po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Natyrisht, në Panairin e Librit “Tirana 2016” paraqiten botimet më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti, nga Nëntori i 2015 e deri më Nëntor të 2016.
Pa dyshim, ky panair paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore për botën shqiptare meqë bashkon autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medies, e të tjerë. Synimi i këtij afrimi është realizimi e zhvillimi i kontakteve tradicionale midis tyre, për të promovuar dhe nxitur leximin në masat e gjëra, veçanërisht te të rinjtë.
Në Panairin e Librit “Tirana 2016”, pasqyrohen veprimtaritë librore që zhvillohen jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në të gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Krahas titujve të shumtë, në panair do të gjeni edhe ulje të shumta të çmimeve andaj vlenë të vizitohet e pse jo edhe të blini librin tuaj të pëlqyer.
Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.
paqe dhe shëndet,
Bekimi
Bekim Dauti’s Blog | Bekim Dauti’s Vlog | e-Books @Amazon Kindle Store