Regjistrohu pa pagesë në trajnimin “NDG Linux Unhatched”

Regjistrohu pa pagesë në trajnimin “NDG Linux Unhatched”

A e keni konsideruar ndonjëherë të bëni karrierë në Linux? Apo, po mendoheni që ta ndërroni punën tuaj aktuale me një punë të re në të cilën do të eksploroni mundësitë për një ndryshim karriere? Trajnimi NDG Linux Unhatched i lejon studentët që të bëjnë hapat e parë në Linux, një sistem operativ i përdorur nga titanët globalë si Facebook, Google, Microsoft, NASA, Tesla, Amazon dhe të tjerë.

Me ta kompletuar trajnimin NDG Linux Unhatched, ju do ta kuptoni nëse karriera në Linux ka kuptim për ju ose jo. Dhe këtë do ta bëni në gjithsejtë 8 orë sa ju duhen për ta kompletuar trajnimin NDG Linux Unhatched në linjë me ritëm të pavarur. Trajnimi është i organizuar në atë mënyrë që hap pas hapi ju do të angazhoheni në një seri të aktiviteteve duke shfrytëzuar makinën virtuale. Trajnimi përputhet mirë me objektivat e provimit të Linux të gjetura në Certifikimin e CompTIA A+. Nëse ju ka pëlqyer trajnimi NDG Linux Unhatched dhe se karriera në Linux është ajo çfarë ju synoni të arrini, atëherë ne ju sugjerojmë që të vazhdoni me vijimin e trajnimeve NDG Linux Essentials, NDG Linux I dhe NDG Linux II po ashtu të ofruara nga Akademia e Rrjeteve të Cisco.

Pasi ta kompletoni trajnimin, ju do të mësoni këto aftësi thelbësore:
  • Instalimi dhe konfigurimi themelor i softuerit Linux.
  • Kuptoni bazat e Ndërfaqësit të Linjës së Komandave (CLI) të Linux.
  • Ndërveproni me të dhe njiheni me makinën virtuale të Linux.
  • Përcaktoni nëse Linux është për ju apo jo.

Kohëzgjatja: 8 orë
Çmimi: Pa pagesë
Niveli: Fillestar
Lloji i të mësuarit: Trajnim në linjë me ritëm të pavarur
Gjuha: Anglisht

Që të regjistroheni në trajnimin NDG Linux Unhatched pa pagesë klikoni këtu.

Shënim: Trajnimet nga Cisco Networking Academy të ofruara nga Dautti – CA janë të dedikuara vetëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Ndaj, ju falënderojmë për konsideratë!

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook