Një libër për çdo përdorues të Windows 10

Një libër për çdo përdorues të Windows 10

Mësoni për ta instaluar, konfiguruar dhe monitoruar Windows 10 në mënyrë efektive si edhe për t’u përgatitur për provimin 70-698.

Përshkrimi i Librit

Libri “Installing and Configuring Windows 10: 70-698 Exam Guide” është përpiluar për të konfirmuar atë që tashmë e dini, duke përditësuar gjithashtu njohuritë tuaja për Windows 10. Me udhëzimin e tij të lehtë për tu ndjekur, do të mësoni shpejt ndërfaqen e përdoruesit dhe do të mësoni hapat ashtu që të punoni me efikasitet në Windows 10 dhe kështu të eliminoni vonesat dhe pengesat.

Ky libër fillon duke shpjeguar mënyra të ndryshme të instalimit të Windows 10, të ndjekura nga udhëzimet mbi detyrat e pas-instalimit. Ju do të mësoni rreth instalimit të Windows 10 në korporata si dhe gjithashtu do të njiheni me mënyrat e konfigurimit të rrjetit në Windows 10. Ju do të mësoni se si të shfrytëzoni Disk Management dhe Windows PowerShell për të konfiguruar disqet dhe opsionet e sistemit të skedarëve. Ndërsa përparoni përmes kapitujve, do të jeni në gjendje të mësoni se si të konfiguroni qasjen dhe menaxhimin nga distanca në Windows 10 si edhe të mësoni më shumë rreth përdorimit të Windows Updates. Gjithashtu do të fitoni njohuri që do t’ju ndihmojnë të monitoroni dhe menaxhoni restaurimin e të dhënave dhe të eksploroni mënyrën e konfigurimit të autentikimin, autorizimin dhe veglërive të avancuara të menaxhimit në Windows 10.

Deri në fund të këtij libri, do të pajiseni me njohuri të mjaftueshme për të marrë provimin 70-698 dhe të hulumtoni metoda të ndryshme të studimit për të përmirësuar shanset tuaj për të kaluar provimin me lehtësi.

Çfarë do të mësoni?

  • Zbuloni mënyra të ndryshme të instalimit të Windows 10
  • Kuptoni se si të konfiguroni pajisjet dhe drejtuesit e pajisjes
  • Konfigurimi dhe përkrahja e cilësimeve të rrjetit IPv4 dhe IPv6
  • Zgjidhja e problemeve në pajisjet statike dhe të lëvizshme për ruajtjen e të dhënave
  • Mënyrat e qasjes dhe përdorimit të të dhënave
  • Eksploroni veglat e avancuara të menaxhimit të disponueshme në Windows 10

Tabela e Përmbajtjes:

1: Preparing for Installation
2: Installing Windows 10
3: Configuring Devices and Device Drivers
4: Performing Post-Installation Configuration
5: Implement Windows in an Enterprise Environment
6: Configuring Networking
7: Configuring Storage
8: Configuring Data Access and Usage
9: Implementing Apps
10: Configuring Remote Management
11: Configuring Updates
12: Monitoring Windows 10
13: Configuring Systems and Data Recovery
14: Configuring Authorization and Authentication
15: Configuring Advanced Management Tools
16: Studying and Passing Exam 70-698

Ku mund ta blini librin?

Libri është shkruar nga Bekim Dauti, ndërsa redaktimi dhe botimi është bërë nga Packt Publishing. Andaj, nëse jeni të interesuar që ta keni një ekzemplar të librit “Installing and Configuring Windows 10: 70-698 Exam Guide”, atëherë mund ta blini nga:

Konkluzioni

Meqë Microsoft e trajton Windows 10 si “Windows as a service“, kjo sipas Microsoft do të thotë se nuk do të ketë version të Windows 11, porse Windows 10 do të përmirësohet me anë të ashtuquajturit “Semi-Annual Channel” dhe kështu do të jetë në dispozicion të përdoruesve dy herë në vit (pranverë dhe vjeshtë të çdo viti) me anë të Windows Update. Atëherë, duke marrë për bazë këtë strategji të Microsoft për përmirësimin e Windows 10, libri “Installing and Configuring Windows 10: 70-698 Exam Guide” është një libër që duhet ta ketë çdo përdorues i kompjuterit në të cilin ka një version të Windows 10 të instaluar.

Lexim të këndshëm.

Shënim: Artikulli u publikua në Bekim Dauti’s Blog më 05 Shkurt 2019. Riprodhohet në këtë blog me lejen e autorit Bekim Dauti (instruktor në Dautti).

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook