Windows Server 2012: Komandat për zgjidhjen e problemeve në rrjet
A po bëhet Windows si Linux? Ndoshta! Pavarësisht, që nga versioni Windows Server 2008, Microsoft ka ofruar dhe po ofron në versionet e Windows për server edhe ndërfaqësin e linjës së komandës. Si edhe në Windows Server 2008, është korniza PowerShell ajo që i prinë ndërfaqësit me linjën e komandës në Windows Server 2012. Me anë të kësaj kornize, administratorët e sistemeve kanë mundësinë që ti automatizojnë dhe menaxhojnë detyrat në Windows Server 2012. Ndaj përmes video prezantimit në vijim do të listohen disa nga komandat më të përdorura për punë në rrjet sa herë që paraqitet nevoja për të marrë informatën e dorës së parë për zgjidhjen e problemeve të paraqitura.
Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.
paqe dhe shëndet,
Bekimi