Anketë: A duhet të transformohet arsimi formal nga mësimi tradicional në e-Shkollë?

Përfshirja e Internetit ditë e më shumë në kryerjen e punëve të përditshme ofron mundësi të shumta edhe për përvoja të reja siç është ajo e shkollës elektronike (e-Shkolla). Në shumë institucione arsimore në botë, e në masë të caktuar edhe në disa tek ne, shohim praktikën e mësimit elektronik (e-Mësimi). Arsyet janë të shumta, por jeta dinamike dhe kërkesat për arsimim me njohurit më të reja në disiplinat e ndryshme shkencore kanë bërë që shumë institucione arsimore të fillojnë të ofrojnë metoda të reja të arsimimit. Atëherë, meqë edhe shoqëria jonë është një nga ato që përdorë me të madhe Internetin në baza ditore qoftë për lundrim personal apo kryerje të punëve afariste, vallë a mendoni se është koha që sistemi arsimor tek ne të fillon transformimin e tij nga mësimi tradicional në atë të e-Shkollës?

[polldaddy poll=8634480]

Faleminderit paraprakisht për kohë dhe konsideratë!

paqe dhe shëndet,

Bekimi