e-Kursi: Windows Server 2012
Sistemi operativ i rrjetit (në Ang. Network Operating System – NOS) është një softuer i cili ofron, administron, mirëmban dhe siguron resurset në rrjetë. Pra, ai duhet të jetë i aftë të ndan skedarë dhe aplikacione, të ofron shërbimet e uebit, të e-Postës, të bazave të të dhënave, të mundësojë apo të mohon qasjen në resurse, të administron përdoruesit dhe kompjuterët, të ofroj veglëri për konfigurimin, mirëmbajtjen dhe sigurimin e resurseve, si edhe funksione të tjera që ndërlidhen me resurset në rrjetë. Kështu, përmes këtij e-Kursi do të njihemi nga afër me një sistem operativ të rrjetit kompjuterik. Fakti që sistemi operativ i rrjetit është një komponentë e rëndësishme që mundëson menaxhimin e rrjetit kompjuterik, atëherë do të njihemi me veglërit dhe teknikat për konfigurim, menaxhim dhe administrim të resurseve të sistemit operativ.
Përmbajtja:
e-Mësimi 1: Sistemi operativ i rrjetit
e-Mësimi 2: Shërbimet në rrjetet kompjuterike
e-Mësimi 3: Windows vs. Linux vs. Mac OS
e-Mësimi 4: instalimi i Windows Server 2012
e-Mësimi 5: Shtimi i roleve të AD DS dhe DNS
e-Mësimi 6: Shtimi i roleve të File Server, Print Server, Scan Server dhe Fax Server
e-Mësimi 7: Shtimi i roleve të Web Server (IIS) dhe FTP Server
e-Mësimi 8: Virtualizimi me anë të Hyper-V me Windows PowerShell
e-Mësimi 9: Komandat për zgjidhjen e problemeve në rrjet
Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.
paqe dhe shëndet,
Bekimi