Windows Server 2012: Shtimi i roleve të File Server, Print Server, Scan Server dhe Fax Server
Pa mëdyshje, elementi që i jep “gjallëri” një rrjeti e me të edhe serverit në atë rrjet janë të dhënat dhe pajisje periferike. Sa herë është dashur të ndani skedarë dhe printer në rrjetin tuaj, në krahasim me konfigurimin e serverit të uebit, konfigurimin e Hyper-V, apo edhe të shërbimeve të tjera që i ofron Windows Server 2012? Pajtoheni se është diçka që nuk krahasohet, meqë ndarjen e skedarëve dhe të pajisjeve periferike e bëjmë thuajse në “baza ditore”! Kështu, tingëllon sikur ndarja e skedarëve dhe e pajisjeve periferike nuk është nga ato shërbime që i “vendosim dhe i harrojmë”, por më shumë bëjnë pjesë në grupin e shërbimeve të rëndomta. Pavarësisht, për ta lehtësuar procesin e ndarjes së skedarëve dhe pajisjeve periferike si dhe për t’ua dhënë kuptimin e mirëfilltë në rrjet këtyre shërbimeve, Windows Server 2012 përmes panelit Server Manager ofron mundësinë e trajtimit të këtyre shërbimeve si çdo shërbim tjetër në rrjet. Video prezantimi në vijim paraqet menyrën e shtimit të roleve të sipërshënuara në Windows Server 2012.
Shpresoj që ky postim të jetë informues për ju të dashur lexues.
paqe dhe shëndet,
Bekimi