Stina e Pranverës vjen me shumë trajnime në plaformën Dautti
Pranvera, stinë që vjen pas dimrit dhe i prinë verës, karakterizohet me rilindje, rinovim, ringjallje dhe ringritje. Nga shkrirja e borës e deri te lulebora, nga lulëzimi i pemëve e deri te gjelbërimi i barit, të gjitha këto dhe shumë të tjera paraqesin tiparet unike të stinës së pranverës. E gjallërishme, e mahnitshme, shumëngjyrëshe, piktoreske, kur vjen pranvera e gjallëron çdo gjë në natyrë. Pemët, kullosat, lulet, kafshët, qeniet njerëzore dhe çdo gjallesë tjetër “zgjohen nga gjumi dimëror.” Kështu, njerëzit veshin rrobat e reja dhe të lehta, pemët mbushen me gjethe të reja të gjelbra, luginat mbushen me kullosa të reja, bujku i vesh fushat me mbjellje të reja, lumenjtë i gurgullojnë detit borën e shkrirë, dallëndyshet dhe lejlekët përshëndesin nënkulmet dhe oxhaqet e shtëpive,… dhe kështu gjithçka bënë detyrën e vetë në simfoninë e pranverës.
Meqë kjo stinë vjen një herë në vit, atëherë si e tillë që është na fton që ta shijojmë dhe ta jetojmë tërësisht. Ndaj, në vijim po ndajmë me ju përmbajtjen e kalendarit të trajnimeve për stinën e Pranverës 2019 (muajt Mars, Prill dhe Maj), ashtu që krahas shijimit të stinës së Pranverës po ashtu keni mundësinë që të mësoni më të rejat nga teknologjia e komunikimit dhe informacionit.
Trajnimi AutoCAD 2D me Blerina Vula ([email protected])
Në këtë trajnim, studentët do të mësojnë se si të përdorin komandat e AutoCAD 2D për të nxjerrë vizatime 2D si dyert, dritaret, vizatimet arkitekturore dhe mekanike, etj. Në fund të kursit ata duhet të jenë në gjendje të realizojnë vizatime në shkallë të madhe 2D, të shtojnë dimensione, të shtojnë shënime, të hapin fusha, të vendosin simbole, të realizojnë skica, dhe ti printoni në shkallën e duhur.
Sapo të keni përfunduar këtë trajnim të bazuar në kompjuter, do të keni mësuar gjithçka që ju duhet të dini për të krijuar vizatimet tuaja 2D në Autodesk AutoCAD.
Kohëzgjatja: 24 orë
Çmimi: 99 €
Niveli: Ndërmjetëm
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktorja
Gjuha: Prezantimet në Shqip, ndërsa materialet e mësimit në Anglisht
Orari: Marte/Enjte (18:00-20:00)
Regjistrohuni këtu.
Trajnimi Microsoft Project 2016 me Blerina Vula ([email protected])
Trajnimi Microsoft Project 2016 është një trajnim praktik ashtu që do të mësoni Microsoft Project 2016 duke punuar në Microsoft Project 2016. Menaxhimi i Projekteve me kodin e provimit të certifikimit 74-343 për Microsoft Project 2016 është menduar për studentët që janë të rinj në Microsoft Project. Provimi mat aftësitë e kandidatit për të iniciuar një projekt, për të krijuar një orar të bazuar në detyra, për të menaxhuar burimet dhe detyrat, për të ndjekur dhe analizuar një projekt dhe për të komunikuar informacionin e projektit.
Provimi Microsoft Project 2016 74-343 është projektuar për kandidatët që përdorin aplikacionet Project Standard, Project Professional dhe Project Pro si tipare për Office 365 desktop. Kandidatët duhet të kenë përvojë të modelimit, caktimit, burimeve, komunikimit, bashkëpunimit dhe dhënies së projekteve duke përdorur Project Standard, Project Professional, Project Pro për Office 365, SharePoint dhe SharePoint Online. Kandidatët duhet gjithashtu ti kuptojnë mirë konceptet dhe terminologjinë kryesore të menaxhimit të projektit. Kandidatët që kalojnë me sukses provimin e certifikimit Microsoft Project 74-343 do të marrin titullin Microsoft Certified Professional (MCP).
Kohëzgjatja: 24 orë
Çmimi: 99 €
Niveli: Ndërmjetëm
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktorja
Gjuha: Prezantimet në Shqip, literatura në Anglisht
Orari: Hënë/Mërkure (18:00-20:00)
Regjistrohuni këtu.
Trajnimi Versant English me Mrika Hana ([email protected])
A njihni pak Anglisht dhe a doni ta përmirësoni atë akoma më shumë? Nëse jeni nxënës, student, punëtorë ose thjesht jeni të interesuar të mësoni bazat e gjuhës Angleze, atëherë ky trajnim është i duhur për ju. Përmes trajnimit Versant™ English ju do ti mësoni gjërat thelbësore të gjuhës Angleze, ashtu që do të jeni në gjendje të kuptoni dhe flisni Anglisht për një kohë të shkurtë. Gjithashtu, trajnimi Versant™ English, do të ju mundëson të përmirësoni gramatikën, fjalorin dhe shqiptimin tuaj në ritmin e dëshiruar, si dhe të fitoni vetëbesim që të komunikoni në Anglisht qetë dhe pa siklet!
Testi Versant™ English, në mënyrë automatike vlerëson aftësitë e folura të Anglishtes të folësve jo-anglezë duke përdorur teknologjinë e përpunimit të fjalës dhe shkencën e avancuar të gjuhësisë. Testi Versant™ English përdoret nga korporatat, qendrat e thirrjeve, agjencitë qeveritare dhe institucionet akademike në të gjithë botën për të vlerësuar aftësitë e folura në gjuhën angleze të stafit, zyrtarëve dhe studentëve. Testi Versant™ English ofrohet për ju si rezultat i bashkëpunimit të Dautti me Pearson Education.
Kohëzgjatja: 48 orë
Çmimi: 149 €
Niveli: Ndërmjetëm
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktorja
Gjuha: Prezantimet dhe literatura në Anglisht
Orari: Marte/Enjte (18:00-20:00)
Regjistrohuni këtu.
Trajnimi ECDL Base in Deutch me Gazzi Din GiFar ([email protected])
Bazat e Kompjuterit
Ky modul përcakton konceptet dhe aftësitë esenciale në lidhje me përdorimin e pajisjeve, krijimin dhe menaxhimin e skedarëve, rrjetet dhe sigurinë e të dhënave.
Bazat e Internetit
Ky modul përcakton konceptet dhe shkathtësitë esenciale në lidhje me shfletimin e uebit, kërkimin efektiv të informacionit, komunikimin në linjë dhe e-Postë.
Përpunimi i Teksteve
Ky modul u lejon kandidatëve të demonstrojnë aftësitë për të përdorur aplikacionin për përpunimin e tekstit për të kryer detyrat e përditshme që lidhen me krijimin, formatimin dhe përfundimin e dokumenteve të vogla të përpunimit të tekstit, siç janë letrat dhe dokumentet e tjera të përditshme.
Kalkulimi i Tabelave
Ky modul u lejon kandidatëve të kuptojnë konceptin e kalkulimit të tabelave dhe të demonstrojnë aftësi për të përdorur kalkulimin e tabelave për të prodhuar rezultate të sakta të punës.
Kohëzgjatja: 48 orë
Çmimi: 195 €
Niveli: Fillestar
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori
Gjuha: Prezantimet dhe literatura në Gjermanisht
Orari: Marte/Enjte (19:00-21:00)
Regjistrohuni këtu.
Trajnimi CompTIA A+ 220-1002 me Vullnet Idrizi ([email protected])
CompTIA A+ mbulon harduerin dhe pajisjet periferike të kompjuterit, harduerin e pajisjeve mobile, rrjetet kompjuterike, si dhe zgjidhjen e problemeve të hardueri dhe të rrjetit. CompTIA A+ gjithashtu mbulon instalimin dhe konfigurimin e sistemeve operative duke përfshirë Windows, iOS, Android, Apple OS X dhe Linux. Ai gjithashtu adreson sigurinë, bazat e resë kompjuterike dhe procedurat e operacioneve..
Kohëzgjatja: 40 orë
Çmimi: 299 €
Niveli: Ndërmjetëm
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori
Gjuha: Prezantimet në Shqip, literatura në Anglisht
Orari: Hënë/Mërkure (18:00-20:00)
Regjistrohuni këtu.
Trajnimi Cisco CCNA Security me Semir Gjokaj ([email protected])
Imagjinoni veten si një profesionist i sigurisë me misionin për të mbrojtur të dhënat e kompanisë suaj nga vjedhja, dëmtimi ose modifikimi. Dëmi i mundshëm mund të vijë nga një shumëllojshmëri burimesh. Dhe rreziku mund të eci shpejt në një ngjarje me pasojë të lartë, ku do të duhet të reagosh duke përdorur njohuritë e duhura. CCNA Security ju përgatit për detyra si këto duke zhvilluar aftësitë e nevojshme për të dizajnuar, zbatuar dhe mbështetur sigurinë për pajisjet e rrjetit dhe për të siguruar integritetin e tyre. Filloni të ndërtoni ekspertizën tuaj sot dhe të bëheni nesër një profesionist i sigurisë në kërkesë! Gjithashtu, ky trajnim ju përgatit për certifikimin në CCNA Security. Për ta vijuar këtë trajnim, duhet ti keni kompletuar dy semestrat e parë të Cisco CCNA R&S, ose të jeni certifikuar me Cisco CCENT.
Kohëzgjatja: 70 orë
Çmimi: 199 €
Niveli: Përparuar
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori
Gjuha: Prezantimet në Shqip, literatura në Anglisht
Orari: Shtunë/Diel (15:00-18:00)
Regjistrohuni këtu.
Trajnimi Windows Server 2016 me Bekim Dauti ([email protected])
Trajnimi: Windows Server 2016 Administration Fundamentals me Bekim Dauti mbulon teknologjinë e Windows Server 2016, duke përfshirë tema të tilla si instalimi i Windows Server 2016, directory services në Windows Server 2016, shtimi i roleve në Windows Server 2016, teknologjitë për ruajtjen e të dhënave, mirëmbajtja e Windows Server 2016 si dhe zgjidhja e problemeve të Windows Server 2016.
Nëse dëshironi që profesionalisht të merreni me administrim të sistemeve, atëherë ky është trajnimi me të cilin duhet të filloni. Certifikimi i Microsoft MTA 98-365: Windows Server Administration Fundamentals u tregon punëdhënësve se ju posedoni aftësitë dhe shkathtësitë thelbësore të punës me Windows Server 2016.
Kohëzgjatja: 24 orë
Çmimi: 99 €
Niveli: Fillestar
Lloji i të mësuarit: Në linjë i udhëhequr nga instruktori
Gjuha: Prezantimet në Shqip, literatura në Anglisht
Orari: Martë/Enjte (17:00-19:00)
Regjistrimin tuaj në trajnimin Windows Server 2016 Administration Fundamentals mund ta bëni duke kontaktuar në +383 45 550 409, [email protected], +383 45 513 019.
Faleminderit paraprakisht për interesimin tuaj!
paqja me ju,
LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook