Vijoni pa pagesë trajnimin “Hyrje në Windows Server 2012”

Vijoni pa pagesë trajnimin “Hyrje në Windows Server 2012”

Një Sistem Operativ i Rrjetit (në Anglisht: Network Operating System [NOS]) është softuer i cili është i aftë të menaxhojë, mirëmbajë, dhe të ofron shërbimet në rrjetin kompjuterik.

Përveç kësaj, NOS është i aftë të ndajë skedarët dhe aplikacionet, ofrimin e shërbimeve të bazuara në ueb, menaxhimin e qasjes në shërbime si lokale e po ashtu edhe nga distanca, administrimin e përdoruesve dhe kompjuterëve, si dhe duke ofruar mjete për konfigurimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e shërbimeve. Në ditët e sotme, në mesin e sistemeve operative të rrjetit të cilat i hasim janë sistemet operative si Windows, Linux, dhe MacOS. Mirëpo, nëse ju doni të përfitoni nga potenciali i ofrimit të shërbimeve përmes NOS, atëherë duhet të përcaktoheni për versionet për serverë të sistemeve operative të lartpërmendura.

Në përgjithësi, hardueri i kompjuterit është çdo komponentë fizike pavarësisht nga materiali që është përdorur për ta prodhuar një të tillë. Nga ana tjetër, softueri paraqet instruksionet ose programet që i tregojnë harduerit se çfarë duhet të bëjë. Kur flasim për harduerin dhe softuerin e serverit, në fakt qëndron ajo çfarë është thënë për harduerin dhe softuerin e kompjuterit. Megjithatë, meqë serverët ofrojnë shërbime të rrjetit, domosdoshmërisht kërkohet që të jetë një pajisje më e fuqishme si nga aspekti harduerik e po ashtu edhe softuerik. Këtu vlenë të përmenden komponentët harduerike si procesori, kujtesa RAM, nënsistemi i disqeve dhe ndërfaqësi i rrjetit. Ndërsa, nga këndvështrimi softuerik përmendim sistemin operativ Windows Server (NT 3.5, NT 4.0, 2000, 2003, 2008, 2012, 2016 dhe 2019).

Cila është përgjigjja juaj nëse dikush ju pyet se çfarë është Windows Server? Mendoj se përgjigja juaj do të ishte se Windows Server është sistem operativ i rrjetit për serverë i zhvilluar nga Microsoft. Në përgjithësi, kur flasim për serverët pavarësisht nëse është një server që bazohet në Windows, Linux, apo MacOS sërish nuk paraqet ndonjë ndryshim pasi vazhdon të jetë një server që ofron shërbime të rrjetit. Por, kur flasim rreth asaj se si ta instaloni një sistem operativ të rrjetit, si është i organizuar ndërfaqësi i tij, se si menaxhohen resurset harduerike dhe softuerike, si edhe si mirëmbahet një server, atëherë dallimet janë të dukshme.

Në këtë trajnim do të mësoni për Windows Server 2012. Trajnimi është i organizuar nga video-materialet të cilat shpjegojnë në detaje një aktivitet të caktuar të realizuar në Windows Server 2012. Video-materialet ofrohen nga platforma e YouTube, të cilat me anë të aplikacioneve të treta edhe mund ti shkarkoni dhe ti ruani në kompjuterin tuja personal dhe kështu ti shikoni jashtë linje (Anglisht: off-line) sa herë që dëshironi. Ju mund ti shikoni sipas dëshirës tuaj video-materialet, porse të qenë më të suksesshëm me trajnimin e Windows Server 2012, ju sugjeroj që ti shikoni sipas renditjes në vijim.

Mësimi 1: Çfarë është sistemi operativ i rrjetit?

Mësimi 2: Krahasimi i sistemeve operativ Windows, Linux dhe MacOS

Mësimi 3: Instalimi i Windows Server 2012

Mësimi 4: Shtimi i roleve të AD DS dhe DNS në Windows Server 2012

Mësimi 5: Shtimi i roleve të File Server, Print Server, Scan Server dhe Fax Server

Mësimi 6: Shtimi i roleve të Web Server (IIS) dhe FTP Server

Mësimi 7: Virtualizimi me anë të Hyper-V me Windows PowerShell

Mësimi 8: Komandat për zgjidhjen e problemeve në rrjet

Shpresoj të jetë trajnim i duhur për ju. Shëndet dhe suksese.

Shënim: Trajnimi u publikua në Bekim Dauti’s Blog më 07 Shkurt 2019. Riprodhohet në këtë blog me lejen e autorit Bekim Dauti (instruktor në Dautti).

paqja me ju,

Dautti

LinkedIn | YouTube | Twitter | Instagram | Facebook